×
  • Lajme
  • Botë

    Starmer dhe Macron: Asgjë nuk duhet të jetë jashtë tryezës për t’iu përgjigjur tarifave të Trumpit

    Reporteri
    05 Prill 2025 | 18:06
    Foto: Reuters

    Kryeministri britanik, Keir Starmer dhe presidenti francez, Emmanuel Macron, kanë diskutuar mbi tarifat e vendosura nga Shtëpia e Bardhë.

    Një njoftim nga kryeministria britanike thotë se ata “ranë dakord që një luftë tregtare nuk ishte në interesin e askujt, por asgjë nuk duhet të ishte jashtë tryezës”.

    Deklarata shton se të dy liderët “ndanë shqetësimet e tyre rreth ndikimit global ekonomik dhe të sigurisë, veçanërisht në Azinë Juglindore”.

    Ata diskutuan gjithashtu bisedimet që Mbretëria e Bashkuar dhe Franca po kryesojnë për të bashkuar një “koalicion të të gatshmëve” – ​​grupin e kombeve që po shqyrtojnë se si të mbështesin Ukrainën nëse nënshkruhet ndonjë marrëveshje paqeje.

    Kryeministri  britanik Starmer pritet ta kalojë këtë fundjavë duke folur me liderët botërorë mbi tarifat e Trump./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!