×
  • Lajme
  • Botë

    Shefi i OKB-së: Gaza është shndërruar në një terren stërvitor për vrasje

    Reporteri
    10 Prill 2025 | 8:28

    Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres  ka thënë se Izraeli po shkel ligjin ndërkombëtar duke mos lejuar hyrjen e ndihmave në Gaza për më shumë se një muaj.

    “Gaza është shndërruar në një terren stërvitor për vrasje”, ka thënë kreu i OKB-së, duke folur për përkeqësimin e situatës humanitare.

    Izraeli pretendon se nuk ka mungesë të furnizimeve në Gaza dhe akuzon Hamasin se përdor ndihma humanitare për të rindërtuar makinën e tij të luftës.

    Komentet e tij vijnë pasi krerët e gjashtë agjencive të OKB-së u bënë thirrje liderëve botërorë që të veprojnë urgjentisht për të siguruar që ushqimi dhe furnizimet të arrijnë tek palestinezët atje.

    Ministria e Jashtme e Izraelit këmbënguli se kishte ushqim të mjaftueshëm në Gaza dhe akuzoi Guterres për “përhapjen e shpifjeve kundër Izraelit”.

    Në fjalimin e tij para gazetarëve, Guterres tha se Izraeli, si fuqi pushtuese, kishte detyrime sipas ligjit ndërkombëtar për të siguruar që ushqimet dhe furnizimet mjekësore të shkojnë për popullatën.

    “Rruga aktuale është një rrugë qorre – krejtësisht e patolerueshme në sytë e ligjit dhe historisë ndërkombëtare”, tha Guterres, raporton BBC. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!