Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, është shprehur se Bashkimi Evropian mori vendimin e duhur që pezulloi kundër-tarifat ndaj SHBA-ve.
Sipas mediave të huaja, Trump tha se BE po trajtohet si një bllok i vetëm kur bëhet fjalë për tarifat dhe jo si vende individuale.
Trump tha se vlerëson BE-në që sipas tij është “shumë e ashpër, por shumë e zgjuar”, duke thënë se ata vendosën të “përmbahen pak” me hakmarrjen e tyre, pasi panë sesi Trump e trajtoi Kinën.
“Ata vendosën të përmbahen. Mendova se ishin shumë të zgjuar,” shtoi Trump.
Kujtojmë se ditën e djeshme Trump pezulloi tarifat e vendosura një javë më parë për shumë vende të botës dhe i zëvendësoi ato me një tarifë bazë 10 %.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.