×
  • Lajme
  • Botë

    Aksion kundër mafias, 70 në pranga, sekuestrohen 35 mln €

    Reporteri
    28 Shtator 2019 | 8:12

    Policia italiane ka përfunduar me sukses një operacion të madh antimafia, duke arrestuar gjithsej 69 persona në të gjithë Italinë. Të gjithë akuzohen si pjesëmarrës në organizatë mafioze.


    Guardia Di Finanza gjithashtu ka sekuestruar 35 milionë euro. Operacionet dhe hetimi u koordinuan nga Drejtoria e Qarkut Antimafia e Prokurorisë Publike Brescia, e cila konstatoi funksionimin e një bande mafioze të tipit Stiddara me qendër në qytetin Lombard.

    “Janë gjithsej dyqind persona – shpjegoi kryeprokurori i Brescia, Carlo Nocerino – personat nën hetim në kontekstin e këtij hetimi delikat që zgjati dy vjet dhe filloi në tetor 2017.

    Gjykatësi i çështjes ka lëshuar gjithsej 70 urdhëra ndalimi, disa me burg e disa me qëndrim në shtëpi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!