×
  • Lajme
  • Botë

    Rrëzohet avioni në Illinois të SHBA-ve, vdesin pasagjerët në bord

    Reporteri
    20 Prill 2025 | 20:42

    Katër persona kanë vdekurpasi një avion i vogël u rrëzua në Illinois, SHBA.

    Sipas autoriteteve amerikane, avioni ishte nisur nga qyteti Menomonie, Wisconsin, dhe u rrëzua rreth orës 10:15 (me orën lokale).

    Bordi Kombëtar i Sigurisë së Transportit (NTSB) mori përsipër hetimin për shkaqet e aksidentit, duke e identifikuar avionin si model Cessna C180G.

    Pas aksidentit, rrugët në zonë u mbyllën dhe guvernatori i shtetit, J.B. Pritzker, u bëri thirrje qytetarëve që të ndiqnin udhëzimet e autoriteteve.

    Aksidenti i dytë në dy ditë

    Tragjedia në Illinois erdhi vetëm një ditë pas një tjetër përplasjeje avioni, kur një aeroplan u rrëzua në një lumë Nebraska të premten mbrëma, duke vrarë të tre personat në bord.

    Brenda të njëjtit muaj, një aeroplan privat u rrëzua në Nju Jork ndërsa po përpiqej të ulej, pa të mbijetuar. Më herët, tre persona humbën jetën në një aksident avioni në zonën e Boca Raton të Floridës./Top Channel

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!