×
  • Lajme
  • Raporto
  • Fokus

    Kuvendi nis seancën me një minutë heshtje për vdekjen e Papa Françeskut

    Reporteri
    21 Prill 2025 | 15:45

    Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë mbajtur një minutë heshtje për vdekjen e kreut të Kishës Katolike, Papa Franëesku.

    Në vazhdimin e katërt të seancës, kryesuesi Avni Dehari ka ftuar deputetët që të nderojnë figurën e Papës me një minutë heshtje.

    Françesku, me origjinë nga Argjentina, ishte Papa i parë katolik nga Amerika dhe filloi karrierën e tij si prift jezuit në këtë shtet të Amerikës Jugore.

    Papa Françesku, i cili erdhi në krye të Kishës Katolike nga viti 2013, vdiq të hënën, pas betejave të gjata me sëmundjet respiratore, dështimin e veshkave dhe shëndetin në rënie.

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!