×
  • Lajme
  • Raporto
  • Fokus

    Kusari-Lila: Partitë e kanë obligim të votojnë kryetarin e Kuvendit

    Reporteri
    21 Prill 2025 | 16:18

    Pas ndërprerjes së seancës, deputetja e grupit më të madh parlamentar, LVV, Mimoza Kusari-Lila tha se partitë e tjera e kanë obligim që ta votojnë për kryetarin e Kuvendit dhe nënkryetarëve të tij.

    “ Për dallim nga qëndrimi politik apo mbështetja dhe mosmbështetja për të marrë pjesë në votim për qeverinë e cila i propozohet Kuvendit dhe mandatarin, votimi  për kryetarin  e Kuvendit dhe nënkryetarëve është obligim i të gjitha grupeve parlamentare.  Në situatën aktuale, ashtu siç po deklarohen grupet parlamentare politike të opozitës së deritashme i bie që menjëherë pas arritjes së një shumicë që kërkohet për zgjedhjen e kryeparlamentares me 61 vota për, atëherë ne si grupi më i madh parlamentar kemi forcën që të bllokojmë apo zgjedhjen e nënkryetarëve.”, tha ajo.

    Ajo tha se nuk e kanë qëllim bllokimin e Kuvendit./Reporteri.net/

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!