×
  • Lajme
  • Lajme / Formimi i institucioneve

    Tentativa e pestë, Kuvendi: Seanca konstituive vazhdon të mërkurën në orën 10:00

    Reporteri
    21 Prill 2025 | 17:41

    Kuvendi i Kosovës ka njoftuar se seanca do të vazhdojë të mërkurën në orën 10:00, në tentativën e pestë për konstituimin e Kuvendit,  shkruan Reporteri.net. 

    Në njoftim përmenden zhvillimet në seancën e sotme.

    “Kryesuesi Dehari njoftoi se pas këtij propozimi seanca për sot ndërpritet, ndërsa paralajmëroi vazhdimin e saj të mërkurën, më 23 prill, në orën 10:00”, thuhet në njoftim.

    Ndryshe, seanca e sotme është e katërta që po dështon për konstituimin e Kuvendit. VV ka propozuar për kryeparlamentare Albulena Haxhiun në seancën e së shtunës, mirëpo ajo ka dështuar të zgjidhet në mungesë të votave. Nga 61 sa i nevojiten, ajo në dy votime ka marrë vetëm 57. Deputetët e LDK’së kanë votuar kundër, ata të Nismës kanë abstenuar, teksa PDK dhe AAK nuk kanë marrë pjesë fare në procesin e votimit.

    Deputeti Glauk Konjufca nuk e bëri fare sot propozimin për Kryeparlamentarin, ndërsa kërkoi kohë shtesë, pasi siç deklaroi ai partitë politike janë deklaruar se janë me qëndrime të njëjta lidhur me votimin për emrin e Albulena Haxhiut Kryeparlamentare.

    “Ne kemi emrin e njëjtë, Albulena Haxhiun. Kemi parë që kanë deklaruar se do të kishin qëndrimin e njëjtë. Mendoj se kjo situatë politike nuk mund të zgjidhet përveç me një marrëveshje politike, ashtu siç votohen nënkryetarët ashtu do të duhej të votohej edhe kryetari i Kuvendit”.

    “Kërkojmë kohë shtesë që të mos përsëritet situata e njëjtë.”, tha Konjufca para deputetëve.

    Kryesuesi i Kuvendit, Avni Dehari shtyu seancën për të mërkurën në ora 10:00.

    Në Kuvend ishin të pranishëm ishin 117 deputetë./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!