Takimi mes kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të PDK-së, Bedri Hamza, po zgjat tashmë më shumë se një orë e gjysmë.
Kurti dhe Hamza e kanë nisur takimin rreth orës 16:30 në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës, ndërsa bisedimet ende po vazhdojnë.
Takimi po zhvillohet në kuadër të komunikimeve për zgjedhjen e presidentit të Kosovës, ndërsa në fokus të diskutimeve pritet të jetë edhe iniciativa e PDK-së për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.
Kurti ka deklaruar gjatë ditës se kjo fundjavë do të jetë vendimtare për arritjen e një marrëveshjeje për zgjedhjen e presidentit, me synimin që Kosova javën e ardhshme ta ketë presidentin.