Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku tha se gjendja që është krijuar në Kuvendin e Kosovës është “si pasojë e paaftësisë së lëvizjes Vetëvendosje për ta krijuar shumicën”.
Para hyrjes në Kuvend, ku sot pritet të vazhdojë seanca konstituive, ajo tha se nuk do ta votojnë Albulena Haxhiun për kryeparlamentare.
“Jo nuk e votojmë”, tha ajo shkurt, kur u pyet për këtë.
Ndërsa foli për mokonstituimin e Kuvendit, ajo përmendi hallet që tha se i kanë qytetarët.
“Fatkeqësisht këto janë vetëm shqetësimet tona. Shqetësimet e qytetarëve janë çmimet e larta, energjia elektrike”, tha Çitaku.
Nga LVV-ja kanë thënë se nuk do ta ndryshojnë kandidaten e propozuar për kryetare të Kuvendit, pavarësisht se nënkryetari i kësaj partie, Glauk Konjufca tha të hënën se “kjo situatë politike nuk mund të zgjidhet përveçse me një marrëveshje politike”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.