Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky tha se Ukraina do të ishte e gatshme të diskutonte lëshimet territoriale si pjesë e bisedimeve të paqes.
Duke folur me gazetarët në Kiev, ai tha se Ukraina do të ishte e gatshme të “diskutonte çështje territoriale, por vetëm një armëpushim të plotë dhe të pakushtëzuar”.
“Një armëpushim i plotë dhe i pakushtëzuar hap mundësinë për të diskutuar gjithçka. Ajo që thotë Presidenti Trump është e vërtetë dhe unë jam dakord me të në atë që sot nuk kemi armë të mjaftueshme për të kthyer kontrollin mbi gadishullin e Krimesë,” u tha Zelensky.
Më parë, zyrtarët në Kiev përjashtuan mundësinë e bërjes së lëshimeve territoriale në këmbim të paqes me Rusinë.
Presidenti i SHBA, Donald Trump tha në një intervistë për revistën Time të botuar sot se “Krimeja do të qëndrojë me Rusinë”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.