×
  • Lajme
  • Botë

    Zelensky thotë se takimi me Trumpin ka ‘potencial për t’u bërë historik’

    Reporteri
    26 Prill 2025 | 14:19

    Presidenti Zelensky ka dhënë komentet e para pas takimit të tij me presidentin amerikan Donald Trump në Romë.

    Ai thotë se “takimi shumë simbolik” ka “potencialin për t’u bërë historik, nëse arrijmë rezultate të përbashkëta”, shkruan BBC.

    “Duke shpresuar për rezultate në gjithçka që kemi mbuluar. Mbrojtja e jetëve të njerëzve tanë. Armëpushimi i plotë dhe i pakushtëzuar. Paqe e besueshme dhe e qëndrueshme që do të parandalojë shpërthimin e një lufte tjetër.”

    Ai e përfundon postimin e tij në X duke falënderuar presidentin amerikan.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!