×
  • Lajme
  • Botë

    Liderët botërorë në qendër të kritikave pas këtij veprimi në funeralin e Papa Françeskut

    Reporteri
    26 Prill 2025 | 22:14

    Pasi qytetarët u kritikuan në fillim të kësaj jave për marrjen e selfieve pranë trupit të Papa Françeskut, pritej disi që liderët botërorë të linin celularët e tyre në xhepa në funeral. Por nuk ishte kështu. Shumë kërkuan telefonat e tyre celularë dhe bënë foto dhe video të arkivolit prej druri të papës së ndjerë, ndërsa ai u çua në drejtim të Bazilikës së Shën Pjetrit.

    Ndërsa shumë në rreshtin e parë – duke përfshirë Presidentin e SHBA-së, Donald Trump, presidentin francez Emmanuel Macron dhe presidentin finlandez Alexander Stubb – duartrokitën, ata të ulur më larg nga altari mund të shiheshin duke ngritur telfonin.

    Ishte një moment kyç i ceremonisë, kur liderët më të rëndësishëm botërorë u treguan të kujdesshëm për të treguar respekt, por në të njëjtën kohë, disa personalitete nxorën celularët dhe filluan të regjistrojnë.

    Ndër ata që filmuan  arkivolin e Papës ishte edhe presidentja zvicerane Karin Keller-Sutter dhe Zëvendës Kryetari i Parlamentit të Ugandës, Tomas Tayebwa, i cili postoi një foto të arkivolit në mediat sociale, raporton Daily Mail.

    Varrimi për Papa Françeskun, i cili vdiq të hënën në moshën 88-vjeçare, u bë të shtunën në sheshin e Shën Pjetrit. Papa është varrosur në Bazilikën e Shën Marisë në Romë. Në meshë ishin rreth 200,000 njerëz. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!