×
  • Lajme
  • Botë

    Zelensky: Rusia po përpiqet ta mashtrojë Amerikën për ta zvarritur dhe më tej luftën

    Reporteri
    28 Prill 2025 | 7:12

    Rusia ka sulmuar Ukrainën me 8,500 bomba, 200 raketa dhe 3,000 dronë që kur Kievi propozoi një armëpushim 30-ditor, ka deklaruar Volodymyr Zelensky.

    Në fjalimin e tij të natës, presidenti ukrainas tha se shumica e tyre u qëlluan në “qytetet e zakonshme, në objektiva civilë”.

    “Rusët flasin shumë për gatishmërinë e tyre të pretenduar për të pranuar propozimet amerikane, por, deri më tani, nuk është regjistruar asnjë përgatitje nga ushtria ruse për heshtjen të vërtetë të armëve. Është absolutisht e qartë se Rusia me të vërtetë po përpiqet të mashtrojë botën, të mashtrojë Amerikën dhe të tjerët, dhe për ta zvarritur më tej këtë luftë”. /Panorama

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!