×
  • Lajme
  • Botë

    Sondazhi i CNN: Bie mbështetja për Trumpin, amerikanët frikësohen nga politikat e presidentit

    Reporteri
    28 Prill 2025 | 7:54

    Mbështetja për Donald Trump në 100 ditët e para të presidencës së tij është më e ulëta për një president në 7 dekadat e fundit.

    Sipas një sondazhi të CNN, vlerësimi për Trump është vetëm 41%, më i ulëti për 100 ditët e para të një presidenti amerikan që nga epoka e Eisenhower. Pra, Trump po performon më keq se në mandatin e tij të parë.

    Vlerësimi për punën e tij ka rënë me 4 pikë përqindjeje që nga marsi dhe me 7 që nga shkurti. Vetëm 22% thonë se e miratojnë plotësisht mënyrën se si e trajton situatën, ndërsa 45 % thonë se nuk janë dakord me mënyrën si ai po vepron.

    Vlerësimi i miratimit të presidentit midis grave dhe votuesve hispanikë ka rënë me 7 pikë, ndërsa mbështetja midis të pavarurve ka rënë gjithashtu në 31%, një nivel i ngjashëm me nivelet më të ulëta të mandatit të tij të parë.

    Një sondazh tjetër i ABC News, Washington Post dhe Ipsos tregon gjithashtu se mbështetja për Trump është në nivele të ulëta, në vetëm 39%.

    Në sondazhe përmendet shqetësimi i qytetarëve amerikan për politikat ekonomike të Trump, që kanë shkaktuar frikën e një recesioni.

    72 për qind thanë se mendojnë se është shumë ose disi e mundshme që politikat e tij ekonomike të shkaktojnë një recesion në afat të shkurtër.

    73 për qind thanë se ekonomia është në gjendje të keqe, 53% thanë se është përkeqësuar që kur Trump mori detyrën dhe 41% thanë se financat e tyre janë përkeqësuar.

    Shumica e amerikanëve (57%) besojnë gjithashtu se diplomacia e Trump e vë vendin në rrezik. Lëvizjet e tij në politikën e jashtme – duke përfshirë një qëndrim më miqësor ndaj Rusisë dhe një shkurtim të programeve të ndihmës së huaj, vlerësohen vetëm nga 39% e të anketuarve.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!