×
  • Lajme
  • Botë

    Liberalët sigurojnë fitore historike në Kanada: Trump po mundohet të na thyejë, por kjo s’do të ndodhë kurrë

    Reporteri
    29 Prill 2025 | 8:39

    Partia Liberale e Kanadasë ka fituar një mandat të katërt, duke shënduar kështu një ringjallje të madhe politike për partinë dhe  fitore historike për ish-bankierin  Mark Carney ndërsa ai përgatitet të përballet me presidentin e SHBA-së, Donald Trump.

    Duke pasqyruar një temë të fushatës, kryeministri përdori fjalimin e fitores për të paralajmëruar se Trump dëshiron të “na thyejë, në mënyrë që Amerika të na zotërojë”.

    “Kjo nuk do të ndodhë kurrë, kurrë”, tha ai drejtuar turmës.

    Udhëheqësi liberal dha një vlerësim të ashpër të një rendi botëror të përcaktuar dikur nga një sistem i integruar global tregtar, me SHBA-në në qendër, duke thënë se një sistem i tillë kishte “mbaruar” dhe u zotua të riformësonte marrëdhëniet e Kanadasë me kombet e tjera.

    “Jemi të tronditur nga tradhtia amerikane. Por nuk do t’i harrojmë kurrë mësimet që morëm”, citohet të ketë thënë ai. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!