Richard Grenell, Emisari Special i ish-Presidentit Donald Trump, po përmendet si një nga emrat kryesorë për të marrë postin e Këshilltarit për Siguri Kombëtare, pas lajmit se Mike Waltz pritet të largohet nga kjo detyrë, raporton Politico.
Largimi i Waltz vjen pas një skandali ku ai kishte përfshirë një gazetar në një grup komunikimi në platformën “Signal”, ku zyrtarë të administratës po diskutonin çështje sensitive lidhur me sulmet në Jemen.
Në vend të tij, Trump ka shprehur synimin që ta emërojë Waltzin si ambasador të Shteteve të Bashkuara në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.
Grenell, i cili ka shërbyer më herët si Ambasador në Gjermani dhe Ushtrues Detyre i Drejtorit të Inteligjencës Kombëtare, më parë kishte deklaruar se nuk ishte i interesuar për rolin e Këshilltarit për Siguri Kombëtare, megjithatë tani ai shihet si një nga kandidatët potencialë për këtë pozicion kyç.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.