Një djalë 10 vjeçar nga Teksasi ia mori jetën vetes pasi u dhunua në shkollë nga bashkëmoshatarët e tij të cilën ia lanë edhe mbishkrimin “Vrit veten”.
Crystal Smith, tha se djali i saj Kevin Reese Jr ishte një fëmijë i mirë që pëlqente pikturimin. Por në shkollë, ai u torturua.
“Unë kurrë nuk mendova se do të shkonte deri në atë masë, kurrë”, tha ajo për KTRK, transmeton Reporteri.net.
“Ende nuk mund ta besoj. Do të më duhet shumë kohë për të pranuar se kjo ka ndodhur”, u shpreh ajo.
Smith thotë se po mendonte që djali i saj ishte duke përballuar mirë situatën dhe se kurrë nuk kishte menduar se në fakt situata ishte aq keq.
Ajo rrëfen se bashkëmoshatarët i shkruajtën “Vrite veten, ti nuk e ke vendin këtu” dhe më pas e rrahën.
Kjo kishte ndodhur edhe disa herë të tjera, dhe dy muaj më pas kupa u mbush.
Në pasditen e 21 janarit, Kevin dhe motra e tij 13-vjeçare morën autobusin e shkollës.
Smith ishte jashtë qytetit për punë, dhe njerku i Kevin ishte rrugës për në shtëpi. Por do të ishte tepër vonë.
Ishte motra e Kevinit që e gjeti trupin e tij. “Ajo thjesht po bërtiste në telefon dhe unë nuk e kuptoja se çfarë po ndodhte”, kujton Smith. Ai vari veten në dollapin e tij.
Distrikti shkollor i Kevinit pretendonte se asnjë dyshim ose prova të ngacmimit nuk ishte raportuar në shkollë. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.