×
  • Lajme
  • Fokus
    INSTANT

    Deputetja e PDK-së: Kosova në krizë, siç e donte Albin Kurti

    Reporteri
    05 Maj 2025 | 12:45
    Ariana Musliu-Shoshi, deputete e PDK-së

    Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi ka thënë se Kosova është në krizë, ashtu siç e projektoi Albin Kurti.

    Ajo ka shtuar se Kosova është bërë një shtet ku Kryeministri dhe ministrat shkelin Kushtetutën dhe nuk u përgjigjen organeve të drejtësisë.

    “Kosova është bërë pikërisht ashtu siç e ka dashur Albini, prandaj askush nuk çuditet!

    Ai ka punuar gjatë që Kosova të mbetet pa institucione funksionale, ku qytetari paguan më shumë për rrymën, për bukën dhe për të gjitha produktet tjera bazike.

    Një shtet ku Kryeministri dhe ministrat shkelin Kushtetutën dhe nuk u përgjigjen organeve të drejtësisë. Një shtet ku çdo kush që thotë të vërtetën linçohet, ndërsa ata që vjedhin mbrohen.

    Një shtet që në arenën ndërkombëtare është nën sanksione, pa asnjë aleat dhe pa asnjë lobim për fuqizim të mëtejshëm.

    Albinit i është dashur punë me dekada që Kosova të vijë në këtë pikë degradimi. Edhe dje, sot dhe nesër, me këtë qeverisje, Kosova do të mbetet pikërisht kjo që është sot: një shtet i shkatërruar, i braktisur dhe pa perspektivë”, shkruan Musliu-Shoshi në reagim.

    Abdixhiku për letrën e Kurtit: Shpejt do të kthejmë përgjigje, ta trajtojmë gjendjen pa arrogancë

    Reporteri
    05 Maj 2025 | 12:55

    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, me të dalë nga Kuvendit ka thënë se shumë shpejtë do të kthejë përgjigje në letrën që ia dërgoi Kurti, shkruan Reporteri.net.

    Sipas tij, gjendja e tanishme duhet të trajtohet pa arrogancë.

    “Ka ardhur një letër, do të kthejë përgjigje. Po shkoj në zyrë ta shohë letrën njëherë, e më pas do të kthejë përgjigje me kohë. Më lejoni të shkojë në zyrë ta shohë letrën, do të kthejë përgjigje me kohë. Iu lus njerëzit tanë që gjendjen e tanishme ta trajtojmë pa arrogancë shumë. Do të kthejmë përgjigje zyrtare siç i takon një partie”, tha ai para gazetarëve.

    Në letrën e tij, Kurti ka thënë se e mira do ishte të uleshin e të flisnin.

    Sipas tij, votuesit e tyre preferojnë më shumë një koalicion të LDK-së me VV-në dhe anasjelltas. Ai aty përjashtoi mundësinë për një koalicion me VV-në.

    Gjithashtu, kryetari i VV-së në letër i thotë Abdixhiku se s’ka pasur probleme me të kur kanë qenë bashkë në vitin 2020, në Kurti 1, por me disa të tjerë që tani s’janë në pozita në LDK-së siç ishin aso kohe.

    /Reporteri.net/

    Kurti i kërkon koalicion Abdixhikut: Mirë do të ishte të takohemi e të flasim si politikanë të pjekur

    Ftesa e Kurtit për koalicion, LDK mbledh grupin parlamentar

    Reporteri
    05 Maj 2025 | 12:28

    Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka thirrur një mbledhje të Grupit Parlamentar pas letrës që kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Albin Kurti, i ka dërguar kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, duke e ftuar në një koalicion të mundshëm.

    Lajmin e ka konfirmuar deputeti i LDK-së, Arben Gashi, i cili ka bërë të ditur se shefja e Grupit Parlamentar, Hykmete Bajrami, i ka ftuar deputetët për një takim të brendshëm.

    “Paska shkruar Hykmete, ‘nëse jeni afër, hajdeni në grup’. Tani po shkoj,” është shprehur Gashi në një deklaratë për gazetarët.

    Sot, kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti i ka kërkuar përmes një letre bashkëpunim për krijimin e institucioneve LDK-së së Lumir Abdixhikut.

    “Po ju drejtohem me këtë letër meqë nuk u takuam ende. Deputetët e LDK-së, së fundmi kanë deklaruar publikisht se për të ecur përpara në legjislaturën e nëntë, fillimisht me konstituimin e Kuvendit, nevojitet marrëveshje politike. Si kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryeministër në detyrë i Republikës së Kosovës, jam i interesuar dhe i vullnetshëm për marrëveshje politike”, thuhet në letrën e Kurtit drejtuar kreut të LDK-së.

    Kurti i kërkon koalicion Abdixhikut: Mirë do të ishte të takohemi e të flasim si politikanë të pjekur

    Kurti s’e çelë gojën para gazetarëve, nuk flet për ofertën për koalicion që i bëri LDK-së

    Reporteri
    05 Maj 2025 | 11:54

    Kryeministri në detyrë dhe kryetari  i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti,  edhe sot zgjodhi të mos japë deklarata pas ndërprerjes së seancës konstituive të Kuvendit.

    Pavarësisht interesimit të mediave, ai nuk komentoi rreth ftesës që i ka bërë Lidhjes Demokratike të Kosovës për bashkëpunim në formimin e institucioneve të reja.

    Kurti i ka kërkuar përmes një letre bashkëpunim për krijimin e institucioneve LDK-së së Lumir Abdixhikut.

    “Po ju drejtohem me këtë letër meqë nuk u takuam ende. Deputetët e LDK-së, së fundmi kanë deklaruar publikisht se për të ecur përpara në legjislaturën e nëntë, fillimisht me konstituimin e Kuvendit, nevojitet marrëveshje politike. Si kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryeministër në detyrë i Republikës së Kosovës, jam i interesuar dhe i vullnetshëm për marrëveshje politike”, thuhet në letrën e Kurtit drejtuar kreut të LDK-së.

    Kurti i kërkon koalicion Abdixhikut: Mirë do të ishte të takohemi e të flasim si politikanë të pjekur

    Letra e Kurtit për Abdixhikun, Haradinaj: Duhej ta bënte menjëherë pas zgjedhjeve

    Reporteri
    05 Maj 2025 | 11:48

    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka komentuar letrën e Albin Kurtit drejtuar kreut të LDK-së, Lumir Abdixhikut për të cilën ai thotë se është dashur të bëhet menjëherë pas zgjedhjeve, shkruan Reporteri.net.

    Ai tha se ajo letër nuk e ndryshon gjendjen, por që sipas tij Kurti do të jepte shenjë se dëshiron të ecë përpara, duke ndryshuar kandidaturën, në një që mund ta votonte LDK-ja, PDK-ja ose ata vetë si parti.

    “Situata kjo që është. Nuk e besoj që ajo letër e ndryshon gjendjen. Kurti kish mujt me bo edhe veprime tjera. Në këtë rast nëse takohet me Abdixhikun me ra dakord për një kandidatur unifikuese ta kryejmë çështjen e Kuvendit. Praktika është që ai që fiton zgjedhjet bën konsulta me parti tjera, sikurse dihet ka edhe konsulta mes opozitës. Është dashtë me bo menjëherë pas zgjedhjeve. Është situatë e rëndë në Kosovë. Se tash po i harrojmë temat tjera”.

    “Si fillim Kurti do ta jepte një shenjë të mirë që nëse e ka ndërmend që të ecë përpara, duke gjetur një kandidat që LDK-ja mund ta votojë, PDK-ja ose ne”, tha Haradinaj para gazetarëve.

    Kurti i kërkon koalicion Abdixhikut: Mirë do të ishte të takohemi e të flasim si politikanë të pjekur

    Ndryshe, Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti i ka dërguar sot letër kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ku i ka kërkuar koalicion.

    “Po ju drejtohem me këtë letër meqë nuk u takuam ende. Deputetët e LDK-së, së fundmi kanë deklaruar publikisht se për të ecur përpara në legjislaturën e nëntë, fillimisht me konstituimin e Kuvendit, nevojitet marrëveshje politike. Si kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryeministër në detyrë i Republikës së Kosovës, jam i interesuar dhe i vullnetshëm për marrëveshje politike”, thuhet në letrën e Kurtit.

    /Reporteri.net/

    Letra e Kurtit për Abdixhikun, reagon Shqipe Selimi e VV-së: Është radha e LDK-së të zgjedhë, refuzim klasik apo bashkëpunim

    Reporteri
    05 Maj 2025 | 11:29

    Pas letrës së kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, drejtuar Lidhjes Demokratike të Kosovës me ftesën për formimin e një koalicioni, ka reaguar deputetja e VV-së, Shqipe Selimi.

    Në një postim në Facebook, ajo theksoi se tani është momenti që LDK të vendosë nëse do të vijojë me refuzim, apo do të tregojë gatishmëri për dialog dhe bashkëpunim.

    “Tani është radha e LDK-së të përgjigjet me refuzim klasik apo me një qasje të re ndaj dialogut dhe bashkëpunimit!”, shkroi Selimi.

    Ndryshe, Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti i ka dërguar letër kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ku i ka kërkuar koalicion.

    “Po ju drejtohem me këtë letër meqë nuk u takuam ende. Deputetët e LDK-së, së fundmi kanë deklaruar publikisht se për të ecur përpara në legjislaturën e nëntë, fillimisht me konstituimin e Kuvendit, nevojitet marrëveshje politike. Si kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryeministër në detyrë i Republikës së Kosovës, jam i interesuar dhe i vullnetshëm për marrëveshje politike”, thuhet në letrën e Kurtit.

    Kurti i kërkon koalicion Abdixhikut: Mirë do të ishte të takohemi e të flasim si politikanë të pjekur

    Gazetarja “zë ngushtë” Muratin: Po akuzoni opozitën për bashkëpunim me Listën Serbe, faktet janë për juve për Ligjin për veteranët

    Reporteri
    05 Maj 2025 | 11:05

    Pas dështimit të konstituimit të Kuvendit, Hekuran Murati ka vazhduar me akuzat ndaj partive tjera politike për bllokadën e krijuar, shkruan Reporteri.net.

    I pyetur se a është e turpshme që akuzat vazhdimisht të hidhen në drejtim të opozitës për bashkëpunim me Listën Serbe, derisa i përmend bisedën e Kusari-Lilës me Radoiçiqin.

    “Është e pasaktë”, përgjigjet Murati.

    “A është e turpshme që akuzat të hidhen vazhdimisht të opozita, a keni fakte”. Atëherë faktet kanë qenë edhe për juve që keni bashkëpunuar me Listën Serbe për Ligjin për veteranët”, vazhdon pyetje e gazetarës.

    Ndërsa Murati vazhdon të thotë se është e pavërtetë.

    “Unë po ju pyes a janë të sakta. A është i saktë konstatimi që deputetët e opozitës në koordinim me deputetët e Listës Serbe nuk po marrin pjesë në votim dhe po e pamundësojnë konstituimin e Kuvendit”, ka thënë Murati duke tentuar vazhdimisht të ikë nga ajo çfarë po i thoshte gazetarja.

    /Reporteri.net/

    Kurti i kërkon koalicion Abdixhikut: Mirë do të ishte të takohemi e të flasim si politikanë të pjekur

    Reporteri
    05 Maj 2025 | 10:57

    Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti i ka dërguar letër kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ku i ka kërkuar koalicion.

    “Po ju drejtohem me këtë letër meqë nuk u takuam ende. Deputetët e LDK-së, së fundmi kanë deklaruar publikisht se për të ecur përpara në legjislaturën e nëntë, fillimisht me konstituimin e Kuvendit, nevojitet marrëveshje politike. Si kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryeministër në detyrë i Republikës së Kosovës, jam i interesuar dhe i vullnetshëm për marrëveshje politike”, thuhet në letrën e Kurtit.

    Kurti në letër përmend dallimet politike mes dy subjekteve, por sipas tij koalicionet bëhen pikërisht ndërmjet atyre që kanë dallime dhe i sugjeron kryetarit të LDK-së se mirë do të ishte të takohen e të flasin si “politikë të pjekur”.

    Kurti ia ka përmendur LDK-së të gjitha koalicionet e pasluftës.

    “LDK njihet si parti e cila nuk ka hezituar për koalicione qeverisëse: në 2001-2004 me PDK dhe AAK, në 2004-2007 me AAK, në 2008-2010 me PDK. Në 2014-2017 sërish me PDK, ndërkaq me LVV.”, thuhet në letër.

    Kurti në letër thotë se mospajtimet e diferencat që mund të ketë LDK me LVV sot nuk janë më të mëdha sesa që LDK i ishte para koalicioneve të mëhershme kur i bëri ato.

    Madje, Kurti  në letër arsyetohet se prishja e koalicionit me LDK në vitin 2020 nuk ndodhi për shkak të mospajtimeve me Abdixhikun, por me “me disa të tjerë që nuk kanë më pozita të larta e as ndikim të madh në LDK si asokohe”, duke aluduar në Agim Veliun.

    “Plus, në vitin 2020 ne bashkë kemi qenë kolegë në Kurti 1, kur unë nuk kam pasur probleme me juve, por me disa të tjerë që nuk kanë më pozita të larta e as ndikim të madh në LDK si asokohe.”, thuhet në letër.

    Kuvendi mbajti një minutë heshtje për dëshmorët, deputetët e Listës Serbe qëndruan ulur

    Reporteri
    05 Maj 2025 | 10:43

    Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë mbajtur një minutë heshtje në Kuvend për nder të dëshmorëve.

    Por, deputetët e Listës Serbe nuk u ngritën në këmbë për të nderuar dëshmorët.  Ata  qëndruan ulur gjatë kësaj kohe.

    Një minutë heshtje u mbajt në Kuvend për nder të dëshmorëve. Deputetët e Listës Serbe nuk u ngritën, por qëndruan ulur gjatë kësaj kohe.

    5 Maji është një datë e rëndësishme historike për shqiptarët, ku përkujtohen Dëshmorët e Kombit.

    Në këtë ditë, janë të shumtë emrat e të gjitha kohërave që kujtohen me mirënjohje jo vetëm për vlerat e përjetshme dhe kontributin që dhanë për çlirimin e vendit për një të ardhme më të mirë, por edhe të gjithë ata që sakrifikuan jetën e tyre për liri, demokraci, të drejtat e njeriut dhe dinjitetin e çdo shqiptari.

    Krasniqi: Për Kurtin më e rëndësishme Haxhiu se rreth 1 milion qytetarë që kanë votuar, s’mbahet shteti peng me zor

    Reporteri
    05 Maj 2025 | 10:35

    Kryetari i PDK-së, Memli Kransiqi ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje në mungesë të shumicës parlamentare është duke vonuar këtë institucion, shkruan Reporteri.net.

    Ai tha se për Kurtin më e rëndësishme po del të jetë Albulena Haxhiu se sa qytetarët që kanë votuar në zgjedhjet e 9 shkurtit.

    Krasniqi theksoi se Haxhiu s’do të votohet nga partia që ai drejton në asnjë votim.

    “Për Albin Kurtin duket se Haxhiu është më e rëndësishme se rreth një milion qytetarë. Në mungesë të besimit dhe votave, të shumicës për tu bërë kryeministër po luan me Albulena Haxhiun duke e mbajtur atë si kandidaten e cila nuk ka kaluar, nuk kaloj dhe s’do të kaloj në të ardhmen.

    “Një gjë ta kuptoj ai, nuk mund ta mbajë peng me zor shtetin, e ka mbajtur mjaftueshëm gjatë tashmë. Nëse do të kemi rrugëdalje e ftoj ta ndryshoj kandidaten”, tha Krasniqi.

    /Reporteri.net/

    VV-së s’i kalon as sot “cirku” në Kuvend, 56 vota për votim të fshehtë

    Reporteri
    05 Maj 2025 | 10:30

    Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë dështuar edhe për të njëmbëdhjetën herë radhazi në përpjekje për konstituimin e legjislaturës së nëntë.

    Seanca e nisur më 15 prill dështoi edhe sot për shkak të mospajtimeve politike për emrin e kryetarit të Kuvendit dhe po ashtu propozimin e ri të Vetëvendosjes për votim të fshehtë.

    Në sallë ishin të pranishëm 111 deputetë.

    Kryesuesi i Dehari u ka bërë thirrje partive që të propozojnë nga një anëtarë për komisionin për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit të Kosovës.

    Pro krijimit të komisionit kanë votuar 56 deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje.

    Partitë e tjera nuk kanë marrë pjesë në votim.

    Dehari e ka ndërprerë seancën dhe ka thënë se vazhdimi i radhës do të jetë më 7 maj.

    Në fillim të seancës deputetët kanë nderuar  me një minutë heshtje dëshmorët.

    Pozicionet e partive politike mbesin të pandryshuara.

    PDK, partia e dytë e dalë nga zgjedhjet dhe LDK, akuzojnë Vetëvendosjen për shkelje të rregullave e procedurave në mungesë numrash.

    Në asnjërën nga përpjekjet e përsëritura, e propozuara e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, nuk mori më shumë se 57 vota nga së paku 61 vota sa kërkohen.

    Seanca konstituive e Kuvendit, e nisur më 15 prill, nuk është mbyllur as të hënën.

    LVV-ja as sot nuk e ka propozuar direkt Haxhiun për kryeparlamentare, por nëpërmjet kryesuesit të seancës ka kërkuar që votimi për të të bëhet në mënyrë të fshehtë.

    Partitë e tjera nuk e kanë pranuar këtë opsion, duke bërë që të mos i marrë votat e mjaftueshme Komisioni për mbikëqyrje të kësaj procedure.

    E pas përmbylljes së seancës të së enjtes, propozimi i LVV-së për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit me votim të fshehtë është vlerësuar antikushtetues nga përfaqësues të partive që në legjislaturën e shkuar kanë qenë në opozitë. Ata, gjatë adresimeve nga holli i Kuvendit, e kanë quajtur arbitrare mënyrën se si kjo parti ka synuar që ta vërë në aplikim këtë formë votimi.

    Zhbllokimit të situatës nuk i ka shërbyer as takimi konsultativ, i cili është mbajtur para seancës mes liderit të LVV-së, Kurti, dhe atij të PDK-së, Memli Krasniqi.

    Në Lëvizjen Vetëvendosje (LVV) nuk kanë dhënë sinjale se do ta ndryshojnë emrin e kandidatit, përderisa në vazhdimin e nëntë të seancës të mërkurës, kjo parti ka propozuar ndryshimin e mënyrës së votimit – nga i hapur në të mbyllur.

    Por ky propozim është kundërshtuar nga partitë që në legjislaturën e fundit kanë qenë në opozitë.

    Takimet konsultative, përfshirë atë mes liderit të VV-së, Albin Kurti, dhe kreut të PDK-së, Memli Krasniqi, nuk kanë sjellë rezultate konkrete. VV nuk ka dhënë shenja për ndryshim kandidati, ndërsa ngërçi për konstituimin e Kuvendit mbetet i pazgjidhur./Reporteri.net/

    Nga VV-ja insistojnë në votim të fshehtë, Murati: Opozita duhet të ndryshojë qëndrim

    Reporteri
    05 Maj 2025 | 10:24

    Deputeti i Vetëvendosjes, Hekuran Murati edhe sot ka akuzuar opozitën për bllokimin e seancës konstituive të Kuvendit.

    Ai tha se Albulena Haxhiu do të jetë sërish kandidate e VV-së për kryeparlamentare. Ndërsa tha se duhet të ndryshojë qëndrimi i opozitës për të bllokuar procesin e konstituimit të Kuvendit.

    “Besoj që tashmë e dini propozimin e VV-së, që na takon si e drejtë kushtetuese. Është Albulena Haxhiu. Ajo çfarë duhet të ndryshojë është qëndrimi për të bllokuar i opozitës, që tashmë jemi dëshmitar disa vazhdime radhazi që vazhdojnë të votojnë kundër apo të mos marrin pjesë në votim. Ideja është që të ofrojmë dhe një mundësi tjetër votimi në pajtim dhe me frymën e kushtetutës dhe letrën e presidentes që kërkon , që të gjendet rrugëdalje për mundësi për zhbllokim. Ideja është që votimi i fshehtë do të ofronte mundësi më të mirë, për shprehjen demokratike të vullnetit të lirë të secilit deputet. Dhe mendojmë që kjo do të ishte zgjidhje. Prandaj pse të mos i jepet një shansë dhe kësaj mundësie që të shihet nëse kjo e zgjidh situatën”, tha ai.

    Zemaj për votimin e fshehtë: S’mund të ndërrohen rregullat në mes të lojës

    Reporteri
    05 Maj 2025 | 10:14

    Deputeti i LDK’së, Armend Zemaj, sot para nisjes së vazhdimit të seancës konstituive është pyetur nga gazetarët se pse s’po e votojnë ndërrimin e mënyrës së votimit.

    Ai tha se ky është vendim i tyre.

    “Nuk mund të ndërrohen rregullat në mes të lojës”, tha ai.

    Ai shtoi se seanca konstitiuive ka nisur me votim të hapur dhe tash s’mund të ndërrohet.

    Votimi i fshehtë, Limaj: Ashtu siç e kemi nisur, me të hapur, ashtu duhet përfunduar

    Reporteri
    05 Maj 2025 | 10:09

    Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj lidhur me votimin e fshehtë të propozuar nga VV-ja, ai tha se ashtu si është nisur, ashtu edhe duhet të përfundojë, shkruan Reporteri.net.

    Ani pse me ligj e rregullore ai tha është i përcaktuar, por që sipas Limajt ai ka nisur i hapur qysh në fillim.

    “Ashtu si e kemi nisur, ashtu duhet përfunduar, me votim të hapur”, tha ai.

    /Reporteri.net/

    Ganimete Musliu: Albulena Haxhiu, shembulli më i keq i politikanes dhe gruas shqiptare

    Reporteri
    05 Maj 2025 | 10:02

    Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka adresuar kritika në drejtim të kandidates për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu, duke thënë se është shembulli më i keq i politikanes, dhe sipas saj, edhe i gruas shqiptare. 

    Ajo tha se i vije keq që Albulena Haxhiu s’ka mësuar asgjë në politikë.

    “Kurti po e përdor Haxhiun si me rastin e gazit lotsjellës. Albulena Haxhiu, po jep shembullin më të keq të politikanes dhe gruas shqiptare”.

    “Vetëvendosje duke përdorur Haxhiun po punon në dëm të popullit”, tha Musliu. /Reporteri.net/.

    Kurti s’deklarohet sërish para vazhdimit të seancës konstituive

    Reporteri
    05 Maj 2025 | 9:58

    Kryeministri në detyrë, Albin Kurti sërish ka zgjedhur të mos deklarohet para medieve, në kohën kur sot në Kuvend po mbahet seanca e njëmbëdhjetë konstituive, shkruan Reporteri.net.

    Nga Vetëvendosje kanë deklaruar se emri i Albulena Haxhiut për ta mbetet i pandryshuar.

    Të shtunën, sërish nuk kaloi komisioni për votimin e fshehtë.

    /Reporteri.net/

    Kusari-Lila jep sinjale se edhe sot propozohet votimi i fshehtë që u dështoi dy herë

    Reporteri
    05 Maj 2025 | 9:56

    Deputetja e zgjedhur e VV-së, Mimoza Kusari-Lila ka thënë se Albulena Haxhiun nuk e ndërrojnë për kandidate të postit të kryetares së Kuvendit.

    Sa i përket votimit në mënyrë të fshehtë, Kusari-Lila dha sinjale se edhe sot do të propozohet një votim i tillë, ani pse iu dështoi dy herë.

    Vetëvendosje e konfirmon: Haxhiu do të jetë sërish kandidate për kryeparlamentare, do të shkojmë prap me votim të fshehtë

    Reporteri
    05 Maj 2025 | 9:49

    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj, ka konfirmuar se Albulena Haxhiu do të jetë sërish kandidate për kryetare të Kuvendit.

    Ai tha se do të shkojnë sërish me votim të fshehtë, dhe kjo sipas tij bëhet për të mundësuar ndonjë deputeti që të votojë fshehtë për zgjedhjen e kryeparlamentarit, shkruan Reporteri.net.

    “Ndryshim nuk do të ketë, Albulena Haxhiu sërish do të jetë kandidate për kryetare të Kuvendit”

    “Votimi i fshehtë nuk është shkelje procedurale. Shkojmë me votim të fshehtë, meqenëse janë këto numra që janë, dhe mund të ketë deputet që me vullnetin e vet ta zhbollokoj. Ndoshta në vullentin e tyre politik, mund të jetë ndonjë deputet që vendos ta zgjedh kryetarin e Kuvendit, dhe ta konstituojmë Kuvendin”, tha Rexhaj.

    I pyetur se a do t’i thërras sërish Kurti për bisedime kryetarët e partive politike, Rexhaj tha se kjo i mbetet kryetarit të VV-së që të vendos.

    “Kjo çështje është e kryetarit- kryeministrit Kurti që besoj se pati një iniciative të tillë duke i thirrur liderët të konsultohen e ku u përgjigj vetëm një subjekt politik”, tha ai. /Reporteri.net/.

    Peci: Po kërkojmë votim të fshehtë për respektim të vullnetit të plotë të deputetëve

    Reporteri
    05 Maj 2025 | 9:37

    Deputeti i VV-së, Faton Peci pak para vazhdimit të seancës konstituive ka thënë për respektim të vullnetit të plotë të deputetëve të ketë votim të fshehtë në seancë, shkruan Reporteri.net.

    Ai tha se Konjufca do të kandidojë sërish Haxhiun.

    “Ne kemi hyrë në një cikël ku po kërkojmë që për shkak të respektimit të vullnetit të plotë të deputetëve të kemi një votim të fshehtë. Nëse e kemi shumicën e kërkuar vjen në shprehje se cili do të jetë emri. Unë besoj që Konjufca do të kandidojë zonja Haxhiun”, tha Peci.

    /Reporteri.net/

    Sot tentativa e njëmbëdhjetë për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

    Reporteri
    05 Maj 2025 | 6:59

    Të shtunën për herën e dhjetë dështoi konstiuimi i kuvendit pasi VV kërkoi prapë votim të fshehtë për ta zgjedhur kryeparlamentarin.

    Seanca do të vazhdojë sot nga ora 10:00.

    PDK, LDK dhe AAK e kanë bërë të qartë se nuk do ta votojnë Albulena Haxhiun për kryetare të kuvendit, ndërsa VV ka thënë se nuk do e ndërrojnë kandidaten.

    Pas votimit të kryekuvendarit është e përcaktuar të procedohet me votim të nënkryetarëve.

    Votimi i kryeparlamentarit dhe nënkryetarëve do t’i hapte rrugë formimit të Qeverisë së re të Kosovës. LVV-së, si fituese të zgjedhjeve, i takon që e para të propozojë mandatarin për ekzekzutivin.

    Nëse brenda 15 ditësh nuk e formon ekzekutivin, atëherë presidentja Vjosa Osmani, ka të drejtë të mandatojë cilëndo parti që ia garanton se i ka 61 votat për Qeverinë e re të Kosovës.

    Nëse edhe mandatari i dytë dështon të formojë ekzekutivin, atëherë Osmani shpall mbajtjen e zgjedhjeve të reja.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!