Shefja e grupit parlamentat të VV-së, Arbërie Nagavci, ka komentuar shkarkimin e Blerim Isufajt nga detyra.
Nagavci, ka thënë se institucionet përkatëse janë të pavarura dhe se vendimet e tyre merren në kuadër të mandatit dhe kompetencave që kanë.
“Këto janë institucione të pavarura dhe e përfundojnë detyrën e tyre në kuadër të mandatit dhe unë besoj që ky është vendim i organeve kompetente që e kanë shqyrtuar dhe nuk mund të them që Lëvizja Vetëvendosje ka gisht në këtë shkarkim të Blerim Isufajt”, ka deklaruar Nagavci, në Kanal10.
Por çfarë kishte thënë Kurti më 31 maj për Isufajn
Kryeministri në detyrë Albin Kurti, më 31 maj të 2026-tës kishte shprehur kundërshtimin e tij ndaj Blerim Isufajt, duke thënë se ky i fundit nuk bën të jetë kryeprokuror sepse sipas tij ia ka hequr urdhërarrestin kryekriminelit Milan Radojiçiq.
“Nuk e di si do të sillet kryeprokurori i ri, por unë veç po them se ky (Blerim Isufaj) nuk bën. 200 prokurorë i ka Kosova dhe asnjëherë nuk kam thënë se filani apo fistekja duhet të bëhen kryeprokuror, por veç unë po them se ky nuk bën, ky që e ka lëshu Radojiçiqit nuk bën, ky ia ka heq urdhërarrestin Radojiçiqit, nuk bën ai me u bo kryeprokuror, edhe ai vet e di që nuk bën. Është shumë interesant pse po insiston, kush qëndron prapa atij personi që e shtyn të insiston, ose a është aq iracional sa që pavarësisht tre krerët shtetërorë publikisht janë deklaruar kundër tij, ai institonte të bëhet kryeprokuror, këtu diçka nuk është në rregull. Unë edhe një herë nuk po them që kam njeri të preferuar për kryeprokuror, 199 tjerë janë, e ky po thotë veç unë i 200-ti duhet, unë po them nuk duhet”, ka deklaruar Kurti në një intervistë për Kanal10, shkruan Reporteri.net.
Kurti kishte deklaruar poashtu se Prokuroria nuk është plotësisht e pavarur nga Qeveria, duke shtuar se në disa vende evropiane pavarësia i takon kryesisht gjyqësorit.
“Prokuroria nuk është realisht e pavarur nga Qeveria, edhe në plot vende evropiane, gjyqësori është ai, por tash e kemi një situatë ku një faqë pushteti politik në Prokurori i cili ia heq urdhërarrestin kryekriminelit Radojiçiq. Nuk ka garanci që kryeprokurori i ardhshëm do të ishte i shkëlqyeshëm, nuk e di unë atë, por e di që ky është shumë i keq”.
“Është interesant që ky person (Blerim Isufaj) kur iu ka luhat karriga e tij, tash po bën ndërskamca procedurale, por m’i përngjan pak opozitës”.
“Tash çfarë po bën prokurori Isufaj, ka të bëjë me vonesa, vec po mundohet me ia zgjatë vetës diqysh, e ka pa se karriga më nuk i ka katër këmbë, në të cilën është ulur, nuk ia kam numëru sa, por katër nuk i ka”, ka thënë Kurti. /Reporteri.net/.