×
  • Lajme
  • Botë / Gjermani

    Konfirmohet, votimi i dytë për Merz mbahet sot

    Reporteri
    06 Maj 2025 | 14:31

    The Guardian” ka raportuar se ka marrë konfirmim zyrtar se më vonë gjatë ditës së sotme do të zhvillohet raundi i dytë i votimit për kancelar të Gjermanisë.

    Duke folur në një konferencë për shtyp, Jens Spahn i CDU-së është shprehur se “e gjithë Evropa, ndoshta e gjithë bota do ta ndjekë nga afër votimin”, ndërsa u ka bërë thirrje deputetëve të jenë të përgjegjshëm dhe të mbështesin kandidatin e koalicionit.

    Ndërkohë, edhe bashkëkryetari i SPD-së, Lars Klingbeil, është shprehur se tani do të arrihej shumica e nevojshme për të konfirmuar Merz në postin e Kancelarit.

    Kujtojmë se, në një votim të fshehtë të mbajtur sot, Merz siguroi 310 vota, 6 më pak se shumica e nevojshme. E edhe pse grupet parlamentare të koalicionit CDU/CSU dhe SPD kanë një numër prej 328 vendesh në Parlament, Merz nuk mori shumicën e kërkuar.

    Dështimi i Merz për t’u zgjedhur kancelar, AfD kërkon zgjedhje të parakohshme në Gjermani

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!