×
  • Lajme
  • Fokus / AAK
    INSTANT

    Haradinaj pranon propozimin e Abdixhikut për takim

    Reporteri
    06 Maj 2025 | 15:11

    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj e ka pranuar propozimin e kreut të Lidhjes Demokratike, Lumir Abdixhikut për takim.

    Kështu ka bërë të ditur vet Abdixhiku në një konferencë për media, ku ai propozoi qeveri nacionale të tranzicionit.

    “I kam njoftuar që të gjithë liderët e partive politike shqiptare dhe më pas do të jetë çështje e partive ndaras se çfarë do të thonë”.

    “Mund të them se z.Haradinaj sapo më shkroi, e pranoi një ide të tillë. Por, duhet ta pyesni atë, unë po flas për idenë e propozuar nga unë si kryetar i LDK-së”, është shprehur ai.

    Abdixhiku pasi mblodhi kryesinë për letrën e Kurtit: Qeveri të tranzicionit deri në President, do t’i ftojë të gjithë për marrëveshje

    Ndryshe, Lumir Abdixhiku pasi mbledhi sot kryesinë e partisë së tij ku u diskutua letra e Kurtit, duke u arsyetuar se “vendi sot është në krizë”, doli me një propozim të ri, për krijimin e një qeverie siç tha ai unifikuese, që përfshinë në Qeveri tranzicioni të gjitha partitë shqiptare, deri në zgjedhjen e Presidentit të ri, vitin që vjen, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    “Zgjidhjen nga kjo bllokadë e konsideron si të doemosdoshme. Propozoijmë nisjen e një procesi të ri politk. […] LDK propozon nisjen e këtij procesi, fillimisht konsultativ me të gjitha partitë shqiptare, me qellim fillimin e një qeverie nacionale të tranzicionit, një qeveri me afat të caktuar, deri në zgjidhjen e Presidentit”, u tha Abdixhiku gazetareve pas takimit me kryesinë e LDK-së.

    Propozimi për qeveri të tranzicionit, çka nëse PDK e AAK refuzojnë? Abdixhiku jo veç Kurtit: Nuk e tradhtojmë votuesin tonë

    Pse India sulmoi Pakistanin?

    Reporteri
    07 Maj 2025 | 0:00

    India ka nisur sonte një operacion ushtarak ndaj Pakistanit. Sulmet e Indisë ndaj Pakistanit vijnë si hakmarrje ndaj një sulmi militant që vrau të paktën 26 persona, kryesisht turistë, në qytetin turistik piktoresk të Pahalgam në Kashmirin e administruar nga India më 22 prill.

    Militantët hapën zjarr ndaj njerëzve që po vizitonin Baisaran, një livadh në majë të malit, tre milje (5 km) nga Pahalgam.

    Siç raporton BBC, disa të mbijetuar të sulmit kishin dekalruar se burrat hindu ishin target specifik i personave të armatosur, përcjell Reporteri.net.

    Pakistani ka mohuar përfshirjen në sulme, por policia indiane thotë se dy nga katër militantët që dyshohen për sulmin ishin shtetas pakistanezë.

    Si India ashtu edhe Pakistani kanë njoftuar një sërë masash hakmarrëse kundër njëra-tjetrës, duke përfshirë mbylljen e kufijve dhe pezullimin e një traktati për ndarjen e ujit të lumenjve. Trupat nga të dyja palët kanë shkëmbyer gjithashtu zjarr me armë të lehta.

    Kryeministri indian, Narendra Modi kishte thënë më parë se vendi do t’i ndjekë autorët e sulmeve “deri në skajet e Tokës”.

    Ushtria pakistaneze ka thënë se së paku tre persona kanë mbetur të vrarë dhe 12 të tjerë janë plagosur, si pasojë e sulmeve ajrore të Indisë në territorin pakistanez.

    Sipas zëdhënësit të ushtrisë pakistaneze, Ahmed Sharif Chaudhry, në mesin e të vrarëve është edhe një fëmijë.

    Ai tha se dy civilë u vranë në zonën Kotli, një fëmijë u vra në Ahmedpur East, në Pakistanin jugor, si dhe 12 persona të tjerë janë plagosur.

    Pakistani është zotuar se do t’i kundërpërgjigjet sulmit ushtarak.

    India ka thënë se ka shënjestruar nëntë zona.

    “Këta hapa vinë pas sulmit terrorist barbar në Pahalgam ku 25 indianë dhe një shtetas i Nepalit u vranë”, thuhet në deklaratën e Ministrisë indiane të Mbrojtjes, referuar një sulmi muajin e kaluar në Kashmir./Reporteri.net

     

    Pakistani raporton për tre të vrarë dhe 12 të plagosur nga sulmet ajrore të Indisë

    Reporteri
    06 Maj 2025 | 23:37

    Ushtria pakistaneze ka thënë se së paku tre persona kanë mbetur të vrarë dhe 12 të tjerë janë plagosur, si pasojë e sulmeve ajrore të Indisë në territorin pakistanez, raporton CNN, përcjell Reporteri.net.

    Sipas zëdhënësit të ushtrisë pakistaneze, Ahmed Sharif Chaudhry, në mesin e të vrarëve është edhe një fëmijë.

    Ai tha se dy civilë u vranë në zonën Kotli, një fëmijë u vra në Ahmedpur East, në Pakistanin jugor, si dhe 12 persona të tjerë janë plagosur.

    Pakistani është zotuar se do t’i kundërpërgjigjet sulmit ushtarak.

    India ka thënë se ka shënjestruar nëntë zona.

    “Këta hapa vinë pas sulmit terrorist barbar në Pahalgam ku 25 indianë dhe një shtetas i Nepalit u vranë”, thuhet në deklaratën e Ministrisë indiane të Mbrojtjes, referuar një sulmi muajin e kaluar në Kashmir./Reporteri.net

    India thotë se Pakistani ka qëlluar me artileri përtej kufirit

    Reporteri
    06 Maj 2025 | 23:20

    Ushtria indiane ka deklaruar se Pakistani ka qëlluar me artileri në zonën Bhimber Gali, në Kashmirin e amdministruar nga India, pranë vijës ndarëse, raporton BBC, përcjell Reporteri.net.

    Në një postim të ushtrisë në platformën „X“, thuhet se forcat e armatosura të Indisë janë duke „reaguar në mënyrë të përshtatshme dhe të matur“.

    Pakistani është zotuar se do t’i kundërpërgjigjet sulmit ushtarak që nisi sonte India.

    Një zëdhënës i ushtrisë pakistaneze ka thënë se “Pakistani do t’i përgjigjet këtij [sulmi] në kohën dhe vendin që do ta zgjedhë vetë.”

    “Të gjitha avionët tanë të forcës ajrore janë në ajër. Ky është një sulm i turpshëm dhe i pabesë, i kryer nga hapësira ajrore e Indisë,” ka deklaruar ky zëdhënës.

    India ka thënë se ka shënjestruar nëntë zona.

    “Këta hapa vinë pas sulmit terrorist barbar në Pahalgam ku 25 indianë dhe një shtetas i Nepalit u vranë”, thuhet në deklaratën e Ministrisë indiane të Mbrojtjes, referuar një sulmi muajin e kaluar në Kashmir./Reporteri.net

    Publikohen pamje me zë ku dëgjohen shpërthimet në Pakistan pas sulmit të Indisë

    Reporteri
    06 Maj 2025 | 23:11

    India ka nisur pak minuta më parë një operacion ushtarak kundër Pakistanit.

    BBC ka publikuar pamje të regjistruara ku dëgjohen shpërthimet në Kashmir, pranë qytetit Muzaffarabad, përcjell Reporteri.net.

    Reuters ka cituar dëshmitarë që kanë thënë se në Muzaffarabad është ndërprerë energjia elektrike, si pasojë e sulmeve.

    India ka thënë se ka shënjestruar nëntë zona.

    “Këta hapa vinë pas sulmit terrorist barbar në Pahalgam ku 25 indianë dhe një shtetas i Nepalit u vranë”, thuhet në deklaratën e Ministrisë indiane të Mbrojtjes, referuar një sulmi muajin e kaluar në Kashmir.

    Sipas CNN, disa shpërthime janë dëgjuar në Kashmirin e qeverisur nga Pakistani.

    Ushtria e Pakistanit ka thënë se tri lokacione janë goditur me raketa, teksa është zotuar se do t’i kundërpërgjigjet këtij sulmi.

    /Reporteri.net

     

    Pakistani zotohet se do t’i kundërpërgjigjet Indisë: Sulm i turpshëm dhe i pabesë

    Reporteri
    06 Maj 2025 | 23:00

    India ka njoftuar se ka nisur një operacion ushtarak kundër Pakistanit. Pakistani është zotuar se do t’i kundërpërgjigjet këtij sulmi.

    Një zëdhënës i ushtrisë pakistaneze ka thënë se “Pakistani do t’i përgjigjet këtij [sulmi] në kohën dhe vendin që do ta zgjedhë vetë.”, raporton BBC, përcjell Reporteri.net.

    “Të gjitha avionët tanë të forcës ajrore janë në ajër. Ky është një sulm i turpshëm dhe i pabesë, i kryer nga hapësira ajrore e Indisë,” ka deklaruar ky zëdhënës.

    India ka thënë se ka shënjestruar nëntë zona.

    “Këta hapa vinë pas sulmit terrorist barbar në Pahalgam ku 25 indianë dhe një shtetas i Nepalit u vranë”, thuhet në deklaratën e Ministrisë indiane të Mbrojtjes, referuar një sulmi muajin e kaluar në Kashmir.

    Sipas CNN, disa shpërthime janë dëgjuar në Kashmirin e qeverisur nga Pakistani.

    Ushtria e Pakistanit ka thënë se tri lokacione janë goditur me raketa./Reporteri.net

     

    India nis operacion ushtarak kundër Pakistanit

    Reporteri
    06 Maj 2025 | 22:51

    India ka njoftuar se ka nisur një operacion ushtarak kundër Pakistanit, duke goditur “infrastrukturë terroriste” si në Pakistan ashtu edhe në Kashmir – një përshkallëzim masiv i tensioneve mes dy shteteve, raportoi CNN.

    “Këta hapa vinë pas sulmit terrorist barbar në Pahalgam ku 25 indianë dhe një shtetas i Nepalit u vranë”, thuhet në deklaratën e Ministrisë indiane të Mbrojtjes, referuar një sulmi muajin e kaluar në Kashmir.

    “Veprimet tona kanë qenë me fokus, të matura dhe jo përshkallëzuese. Asnjë strukturë ushtarake pakistaneze nuk është shënjestruar. India ka treguar një përmbajtje të konsiderueshme në përzgjedhjen e objektivave dhe metodën e ekzekutimit”, ka deklaruar  ai.

    India ka thënë se ka shënjestruar nëntë zona.

    Sipas CNN, disa shpërthime janë dëgjuar në Kashmirin e qeverisur nga Pakistani.

    Ushtria e Pakistanit ka thënë se tri lokacione janë goditur me raketa.

    “Pakistani do të përgjigjet në një kohë dhe vend që e zgjedhë vetë”, ka thënë zëdhënësi i ushtrisë pakistaneze, Ahmed Sharif Chaudhry.

     

    LDK publikon letrën që Abdixhiku ia dërgoi Kurtit, me propozimin për Qeveri të tranzicionit: Të gatshëm ta drejtojmë këtë proces

    Reporteri
    06 Maj 2025 | 20:07

    Lidhja Demokratike e Kosovës ka publikuar letrën e plotë që kreu i kësaj partie, Lumir Abdixhiku, i ka dërguar sot kreut të Vetëvendosjes, njëherit Kryeministër në detyrë, Albin Kurti, si përgjigje për ofertën e tij për të lidhur koalicion.

    Në letër është përfshirë edhe propozimi i Abdixhikut për fillimin e një procesi të ri konsultativ, që parasheh përfshirjen e partive politike parlamentare shqiptare, me qëllim formimin e një Qeverie Nacionale të Tranzicionit. LDK është shprehur e gatshme që ta drejtojë këtë proces konsultativ, siç ka thënë, për të zgjidhur krizën aktuale dhe garantuar stabilitetin kombëtar në vend, shkruan Reporteri.net.

    “Qeveria Nacionale e Tranzicionit, e formuar nga të gjitha partitë shqiptare dhe, në përputhje me dispozitat kushtetuese, edhe nga përfaqësues të partive të komuniteteve joshumicë, do të ketë afat të caktuar (deri në procesin e zgjedhjes së Presidentit të ri), qëllime të qarta politike dhe ekzekutive, program dhe agjendë ekzekutive të dakorduar, si dhe kryeministër dhe kabinet përfaqësues dhe unifikues.”, thuhet në letër.

    Sa i përket ofertës për koalicion, aty specifikohet refuzimi për një gjë të tillë.

    „Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, z. Lumir Abdixhiku, i ka kthyer përgjigje kryetarit të Lëvizjes Vetëvendojse, z. Albin Kurtit, përmes një letre.  Kryetari Abdixhiku e ka njoftuar z. Kurti se qëndrimet dhe bindjet e LDK-së mbesin konsistente“, thuhet në njoftimin e LDK’së.

    Deri tani vetëm Kryetari i AAK’së, Ramush Haradinaj, e ka pranuar ftesën për një takim të tillë.

    Ai i PDK’së, Memli Krasniqi, ka thënë se është informuar për propozimin e LDK’së dhe se do të diskutojnë e vendosin nesër në Kryesi.

    ”Qëndrimet tona lidhur me situatën e krijuar janë të qarta dhe konsistente. Ne kemi theksuar vazhdimisht se vendi nuk mund të mbetet peng i interesave të ngushta politike dhe se bllokada institucionale është pasojë direkte e qasjes së papërgjegjshme dhe imponuese të Lëvizjes Vetëvendosje, e cila po insiston me çdo kusht ta mbajë vendin në krizë. Sa i përket propozimit të LDK-së, jam i informuar tashmë. Gjithsesi, vendimet e rëndësishme ne i marrim në organet e partisë, andaj nesër, në mbledhjen e rregullt të Kryesisë do të diskutojmë për të gjitha zhvillimet politike dhe për hapat e mëtejshëm”, ka deklaruar Krasniqi për Reporteri.net.

    Nga Lëvizja Vetëvendosje e kanë cilësuar si të papranueshëm këtë propozim, teksa deputetë të kësaj partie janë lëshuar në sulme ndaj LDK’së.

    Propozimi vjen pas ngërçit për krijimin e institucioneve, ku qe 11 herë po dështon konstituimi i Kuvendit. Nesër do të jetë tentativa e 12’të.

    VV’ja ka propozuar për Kryetare Kuvendi Albulena Haxhiun, e cila nuk e ka mbështetjen e partive tjera.

    PDK dhe AAK i kanë kërkuar vazhdimisht VV’së që ta ndërrojë emrin, teksa janë përmendur edhe emra nga kjo parti që do të mund t’i votonin. LDK ndërkohë ka thënë se nuk do ta votojë asnjë propozim të kësaj partie.

    Vetëvendosje po insiston në emrin e Haxhiu për Kryetare Kuvendi, teksa në dy seancat e fundit ka bërë përpjekje që ta ndryshojë mënyrën e votimit për zgjedhjen e saj, në formë të fshehtë. /Reporteri.

    “Lexoje letrën…nuk hidhet posht rezoni për qefin e Albinit”, nga LDK i kundërpërgjigjen Emilija Rexhepit

    Reporteri
    06 Maj 2025 | 19:46

    Nga Lidhja Demokratike e Kosovës i janë kundërpërgjigjur Emilija Rexhepit pas akuzave të saj se kreu i kësaj partie, Lumir Abdixhiku, i përjashtoi komunitetet jo-shumicë në propozimin e tij për formimin e një qeverie të tranzicionit.

    Deputeti i LDK’së, Besian Mustafa, ka thënë se është mirë që Rexhepi ta lexojë gjithë letrën, para se të lëshohet në akuza, shkruan Reporteri.net.

    „Emilija Rexhepi është mirë ta lexojë të gjithë letrën, ngadalë e me kujdes, para se të postojë akuza pa asnjë bazë.  Nuk hidhet posht rezoni për qefin e Albinit…“, ka shkruar Mustafa.

    Ai ka ndarë edhe pjesën nga letra, ku theksohet se pjesë e një qeverie të tillë do të ishin edhe përfaqësuesit e partive të komuniteteve jo-shumicë.

    “Qeveria Nacionale e Tranzicionit, e formuar nga të gjitha partitë shqiptare dhe, në përputhje me dispozitat kushtetuese, edhe nga përfaqësues të partive të komuniteteve joshumicë, do të ketë afat të caktuar (deri në procesin e zgjedhjes së Presidentit të ri), qëllime të qarta politike dhe ekzekutive, program dhe agjendë ekzekutive të dakorduar, si dhe kryeministër dhe kabinet përfaqësues dhe unifikues.”, ka shkruar Mustafa, teksa ka bashkangjitur letrën e Abdixhikut.

    Rexhepi ka thënë se është „e turpshme, e papranueshme dhe jashtëzakonisht e rrezikshme“, deklarata e Abdixhikut, meqë sipas saj, komunitet jo-shumicë injorohen dhe eliminohen nga dialogu politik, pavarësisht se në letrën e Abdixhikut përmendet që pjesë e kësaj qeverie do të ishin edhe komunitetet jo-shumicë.

    „Një qasje e tillë është shoviniste, politikisht regresive dhe thellësisht e dëmshme për vizionin e një Kosove moderne dhe multietnike. Si zëvendëskryeministre e Qeverisë së Republikës së Kosovës për të drejtat e njeriut dhe për çështjet e komuniteteve jo-shumicë, por para së gjithash si boshnjakja më e votuar në zgjedhjet e fundit, duhet ta them qartë dhe me zë të lartë: Kosova nuk është dhe kurrë nuk do të jetë shtet i rezervuar vetëm për një grup etnik. Ajo i përket çdo qytetari të saj – qoftë ai shqiptar, boshnjak, turk, rom, serb, ashkali, egjiptian, goran apo kushdo tjetër që jeton dhe ndërton këtë vend“, ka shkruar Rexhepi./Reporteri.net

    Emilija Rexhepi i reagon ashpër Abdixhikut për propozimin e tij, pretendon se i la jashtë komunitetet jo-shumicë ani pse përmenden në letër

    Emilija Rexhepi i reagon ashpër Abdixhikut për propozimin e tij, pretendon se i la jashtë komunitetet jo-shumicë ani pse përmenden në letër

    Reporteri
    06 Maj 2025 | 19:35

    Zëvendëskryeministrja në detyrë nga radhët e komunitetit boshnjak, Emilija Rexhepi, i ka reaguar ashpër kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhikut, lidhur me propozimin e tij për formimin e një qeverie të tranzicionit.

    Rexhepi ka thënë se është „e turpshme, e papranueshme dhe jashtëzakonisht e rrezikshme“, deklarata e Abdixhikut, meqë sipas saj, komunitet jo-shumicë injorohen dhe eliminohen nga dialogu politik, pavarësisht  se në letrën e Abdixhikut përmendet që pjesë e kësaj qeverie do të ishin edhe komunitetet jo-shumicë, shkruan Reporteri.net

    „Një qasje e tillë është shoviniste, politikisht regresive dhe thellësisht e dëmshme për vizionin e një Kosove moderne dhe multietnike. Si zëvendëskryeministre e Qeverisë së Republikës së Kosovës për të drejtat e njeriut dhe për çështjet e komuniteteve jo-shumicë, por para së gjithash si boshnjakja më e votuar në zgjedhjet e fundit, duhet ta them qartë dhe me zë të lartë: Kosova nuk është dhe kurrë nuk do të jetë shtet i rezervuar vetëm për një grup etnik. Ajo i përket çdo qytetari të saj – qoftë ai shqiptar, boshnjak, turk, rom, serb, ashkali, egjiptian, goran apo kushdo tjetër që jeton dhe ndërton këtë vend“, ka shkruar Rexhepi.

    Ajo ka vazhduar kritikat ndaj Abdixhikut në postimin e saj, duke thënë se një qasje e tillë është zhgënjyese.

    „Retorika që bën thirrje për formimin e qeverisë vetëm përmes partive shqiptare, duke përjashtuar përfaqësuesit e komuniteteve të tjera, nuk është asgjë tjetër veçse një mesazh urrejtjeje dhe mohimi i të drejtave themelore të njeriut, si dhe një shkelje e Kushtetutës së Republikës së Kosovës. Kjo nuk është vetëm një gabim politik – kjo është një rënie morale.

    Është tronditëse dhe zhgënjyese që fjalë të tilla vijnë nga një lider i ri i LDK-së, nga i cili pritej një vizion përparimtar, bashkues e jo përçarës. Një deklaratë e tillë është fyerje për të gjithë ne që e konsiderojmë Republikën e Kosovës si shtetin tonë dhe që punojmë ditë e natë për demokratizimin dhe rrugën e saj evropiane. Nuk do të heshtim. Nuk do të tërhiqemi. Do të jemi zëri i fuqishëm sa herë që tentohet të heshtet barazia, sepse Kosova është shtet multietnik të cilin do ta ndërtojmë së bashku“, ka shkruar tutje ajo.

    Në letrën e Abdixhikut drejtuar Kurtit, tek propozimi për qeveri të tranzicionit, përmendet edhe komunitetet jo shumicë.

    „Qeveria Nacionale e Tranzicionit, e formuar nga të gjitha partitë shqiptare dhe, në përputhje m dispozitat kushtetuese, edhe nga përfaqësues të partive të komuniteteve joshumicë, do të ketë afat të caktuar (deri në procesin e zgjedhjes së Presidentit të ri), qëllime të qarta politike dhe ekzekutive, program dhe agjendë ekzekutive të dakorduar, si dhe kryeministër dhe kabinet përfaqësues dhe unifikues“, thuhet në letër./Reporteri.net

    Letra me të cilën Abdixhiku iu përgjigj Kurtit për koalicion: Kemi mungesë besimi në ju, rrezikuat seriozisht aleancat dhe demokracinë

    Kurti i lëshon vartësit në sulm ndaj LDK’së

    Reporteri
    06 Maj 2025 | 16:33

    Lidhja Demokratike e Kosovës ka refuzuar sot ftesën e kreut të Vetëvendosjes, njëherit kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit, për koalicion. Pas refuzimit, vartësit e Kurtit janë lëshuar në sulme ndaj LDK’së, shkruan Reporteri.net

    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, i është përgjigjur me “Jo” ftesës së kreut të VV’së, Albin Kurtit, për koalicion.

    Në një konferencë për media, Abdixhiku shpalosi qëndrimin e partisë së tij për ofertën e Kurtit, teksa doli me një propozim për krijimin e një qeverie siç tha ai unifikuese, që përfshinë në Qeveri tranzicioni të gjitha partitë shqiptare, deri në zgjedhjen e Presidentit të ri, vitin që vjen. Për këtë propozim, Abdixhiku tha se është i gatshëm të takohet me të gjitha partitë shqiptare, përfshirë edhe VV’në.

    Deputeti Armend Muja ka reaguar pas refuzimit nga Abdixhiku dhe propozimit të tij, duke thënë se humbësi nuk i dërgon ftesa fituesit.

    “LDK ka dalur e treta në zgjedhjet e 9 shkurtit me 20 deputetë. Ajo duhet të rritet për 20% që ta mbërrijë PDK-në (24 deputetë) e cila është sa gjysma e fituesit të zgjedhjeve LVV (48 deputetë). Humbësi nuk i dërgon ftesa fituesit. Prandaj edhe vetëm Ramush Haradinaj i është përgjigjur Lumir Abdixhikut”, ka shkruar Muja.

    Akuza më të rënda ka drejtuar deputeti Adnan Rrustemi, i cili ka thënë se LDK është e kapur nga të gjitha anët.

    “Kot se kot. E pamundur që LDK të jetojë pa PDK-në. Ani Qeveri tranzicioni, nga vendi i tretë e kundër partisë së parë që e vetme ka fituar pothuajse sa të tria bashkë. LDK është e kapur nga të katër anët. Nga oligarkët që e kanë financuar e ia shkruajnë statuset e ia trasojnë qëndrimet e deri tek PDK pa të cilën nuk po mundet”, ka shkruar Rrustemi.

    Edhe deputeti tjetër i VV’së, Dimal Basha, ka vazhduar sulmet ndaj partisë së Abdixhikut.

    “Ne i ofrojmë, hajde vazhdojmë bashkë me një qeveri stabile me 76 deputetë, ky thotë, “jaaa s’mundem pa PDK-në e AAK-në!” Kryeministri e zgjati dorën e bashkëpunimit, dhe Lumiri zgjedhi me refuzu! Ai po propozon të vjetrën me e mbajtë ende gjallë. Ajo është e pamundur, por edhe e papranueshme. Ti vazhdo me ta, ne jo!”, ka shkruar Basha.

    Ndryshe, Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku i ka dërguar letër kreut të VV-së, Albin Kurtit, si përgjigje ndaj letrës së Kurtit që ia dërgoi dje, ku i kërkoi bashkëpunim në qeverisje. Në letër Abdixhiku ka refuzuar një koalicion mes dy partive.

    Në këtë letër, Abdixhiku ka kërkuar që të bëhet një qeveri e tranzicionit dhe i ka përmendur arsyet përse nuk mund të bashkëpunojë me Lëvizjen Vetëvendosje.

    “LDK zgjidhjen dhe daljen nga kjo bllokadë e vlerëson si urgjente dhe të rëndësisë nacionale. Zgjidhja kërkon përgjegjshmëri, unitet dhe vetëdije të lartë politike nacionale në lidhje me rrethanat politike në vend dhe në skenën ndërkombëtare”, thuhet ndër të tjera në këtë letër.

    Mungesa e besimit e rrezikimi i aleancave dhe demokracisë, janë disa prej arsyeve përse nuk mund të bëhet bashkëpunimi mes dy partive.

    “I nxitur nga konsiderata për votuesit tuaj, qytetarët e Republikës së Kosovës, ndjej nevojën që edhe nëpërmjet kësaj letre t’i përsërisë qëndrimet dhe bindjet tona mbi çështjet që keni ngritur ju. Lidhja Lidhja Demokratike e Kosovës në zgjedhjet e përgjithshme të 9 shkurtit ka garuar me një program të qartë dhe me qëndrime të qarta sa i takon bashkëpunimit politik. LDK-ja për mungesë besimi dhe duke pasur parasysh stagnimin 4 vjeçar të vendit nën udhëheqjen tuaj, rrezikimin e aleancave strategjike, të sigurisë nacionale, rrezikimin serioz të demokracisë dhe lirisë së shprehjes, atakimin e institucioneve të pavarura kushtetuese, mosrespektimin e vendimeve të këtyre institucioneve, mbi të gjitha polarizimin e thellë shoqëror, e ka vlerësuar të pamundur bashkëpunimin me ju.”, thuhet në letrën e Abdixhikut./Reporteri.net

    Hoti pasi e refuzuan Kurtin për koalicion: JO, s’ka marrëveshje me askënd që synon shkatërrimin e LDK

    Reporteri
    06 Maj 2025 | 16:06

    Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka reaguar pas refuzimit që kjo parti i bëri kryetarit të Vetëvendosjes, Albin Kurti për koalicion.

    Hoti ka shkruar në Facebook se nuk duhet të ketë dhe nuk do të ketë marrëveshje me askënd që ka synim shkatërrimin e LDK-së dhe shkatërrimin e vendit.

    “JO!LDK e ka të qartë vullnetin e elektoratit të vet. Nuk mund askush të flasë për vullnetin e elektoratit tonë. Nuk duhet të ketë dhe nuk do të ketë marrëveshje me askënd që ka synim shkatërimin e LDK-së dhe shkatërrimin e vendit. Zoti e bekoftë Lidhjen Demokratike të Kosovës!”, ka shkruar Hoti.

    Ndryshe, sot kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka propozuar një qeveri nacionale të tranzicionit me të gjitha partitë shqiptare deri në zgjedhjen e presidentit të ri për të dalë nga bllokada aktuale në Kuvendin e Kosovës.

    Ky propozim vjen pas ftesës së Albin Kurtit, për koalicionin LVV-LDK.

    “Zgjidhjen nga kjo bllokadë e konsideron si të doemosdoshme. Propozoijmë nisjen e një procesi të ri politk. […] LDK propozon nisjen e këtij procesi, fillimisht konsultativ me të gjitha partitë shqiptare, me qellim fillimin e një qeverie nacionale të tranzicionit, një qeveri me afat të caktuar, deri në zgjidhjen e Presidentit”, u tha Abdixhiku gazetareve pas takimit me kryesinë e LDK-së.

    “Ti vazhdo me ta, ne jo” – Basha i reagon Abdixhikut pas propozimit për qeveri të tranzicionit

    Reporteri
    06 Maj 2025 | 15:59

    Deputeti i LVV-së, Dimal Basha, ka reaguar pasi LDK ka refuzuar koalicion me LVV-në, duke propozuar krijimin e një qeveri të tranzicionit.

    Basha në reagimin e tij ka shkruar se për LVV-në është e pamundur bashkëpunimi me të vjetrën.

    “Ne i ofrojmë, hajde vazhdojmë bashkë me një qeveri stabile me 76 deputetë, ky thotë, “jaaa s’mundem pa PDK-në e AAK-në!” Kryeministri e zgjati dorën e bashkëpunimit, dhe Lumiri zgjedhi me refuzu! Ai po propozon të vjetrën me e mbajtë ende gjallë. Ajo është e pamundur, por edhe e papranueshme. Ti vazhdo me ta, ne jo! VVazhdojmë”, shkroi Basha në Facebook.

    Ndryshe, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka propozuar qeveri të tranzicionit.

    Ky propozim vjen pas ftesës së Albin Kurtit, për koalicionin LVV-LDK.

    “Zgjidhjen nga kjo bllokadë e konsideron si të doemosdoshme. Propozoijmë nisjen e një procesi të ri politk. […] LDK propozon nisjen e këtij procesi, fillimisht konsultativ me të gjitha partitë shqiptare, me qellim fillimin e një qeverie nacionale të tranzicionit, një qeveri me afat të caktuar, deri në zgjidhjen e Presidentit”, u tha Abdixhiku gazetareve pas takimit me kryesinë e LDK-së.

    Abdixhiku pasi mblodhi kryesinë për letrën e Kurtit: Qeveri të tranzicionit deri në President, do t’i ftojë të gjithë për marrëveshje

    Propozimi i LDK-së për qeveri të tranzicionit, vjen reagimi i parë nga Vetëvendosje

    Reporteri
    06 Maj 2025 | 15:37

    Blerim Sallahu nga VV ka bërë reagimin e parë pasi Lumir Abdixhiku e bëri propozimin për Qeveri nacionale të tranzicionit.

    Ai ka thënë se është jokushtetuese të propozojë dikush nga pozicioni i tretë.

    Sallahu ka shtuar se kjo dhe format tjera të krijimit të qeverisë i takojnë dikujt tjetër.

    “Është jokushtetuese të propozosh nga pozicioni i tretë qeveri tranzicionale! Kjo dhe format e tjera të krijimit të qeverisë i takojnë dikujt tjetër”, ka shkruar Sallahu.

    Abdixhiku sot në një konferencë për media tha se ka marrë iniciativën për të bashkëbiseduar me partitë tjera shqiptare për të formuar një Qeveri nacionale të tranzicionit me kryeministër dhe kabinet unifikues.

    “Zgjidhjen nga kjo bllokadë e konsideron si të doemosdoshme. Propozoijmë nisjen e një procesi të ri politk. […] LDK propozon nisjen e këtij procesi, fillimisht konsultativ me të gjitha partitë shqiptare, me qellim fillimin e një qeverie nacionale të tranzicionit, një qeveri me afat të caktuar, deri në zgjidhjen e Presidentit”, u tha Abdixhiku gazetareve sot pas takimit me kryesinë e LDK-së.

    Abdixhiku pasi mblodhi kryesinë për letrën e Kurtit: Qeveri të tranzicionit deri në President, do t’i ftojë të gjithë për marrëveshje

    Letra me të cilën Abdixhiku iu përgjigj Kurtit për koalicion: Kemi mungesë besimi në ju, rrezikuat seriozisht aleancat dhe demokracinë

    Reporteri
    06 Maj 2025 | 15:26

    Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku i ka dërguar letër kreut të VV-së, Albin Kurtit, si  përgjigje ndaj letrës së Kurtit që ia dërgoi dje, ku i kërkoi bashkëpunim në qeverisje. Në letër Abdixhiku ka refuzuar një koalicion mes dy partive.

    Në këtë letër Abdixhiku ka kërkuar që të bëhet një qeveri e tranzicionit dhe i ka përmendur arsyet përse nuk mund të bashkëpunojë me Lëvizjen Vetëvendosje.

    “LDK zgjidhjen dhe daljen nga kjo bllokadë e vlerëson si urgjente dhe të rëndësisë nacionale. Zgjidhja kërkon përgjegjshmëri, unitet dhe vetëdije të lartë politike nacionale në lidhje me rrethanat politike në vend dhe në skenën ndërkombëtare”, thuhet ndër të tjera në këtë letër.

    Mungesa e besimit e rrezikimi i aleancave dhe demokracisë, janë disa prej arsyeve përse nuk mund të bëhet bashkëpunimi mes dy partive.

    “I nxitur nga konsiderata për votuesit tuaj, qytetarët e Republikës së Kosovës, ndjej nevojën që edhe nëpërmjet kësaj letre t’i përsërisë qëndrimet dhe bindjet tona mbi çështjet që keni ngritur ju. Lidhja Lidhja Demokratike e Kosovës në zgjedhjet e përgjithshme të 9 shkurtit ka garuar me një program të qartë dhe me qëndrime të qarta sa i takon bashkëpunimit politik. LDK-ja për mungesë besimi dhe duke pasur parasysh stagnimin 4 vjeçar të vendit nën udhëheqjen tuaj, rrezikimin e aleancave strategjike, të sigurisë nacionale, rrezikimin serioz të demokracisë dhe lirisë së shprehjes, atakimin e institucioneve të pavarura kushtetuese, mosrespektimin e vendimeve të këtyre institucioneve, mbi të gjitha polarizimin e thellë shoqëror, e ka vlerësuar të pamundur bashkëpunimin me ju.”, thuhet në letrën e Abdixhikut.

     

    Propozimi për qeveri të tranzicionit, çka nëse PDK e AAK refuzojnë? Abdixhiku jo veç Kurtit: Nuk e tradhtojmë votuesin tonë

    Reporteri
    06 Maj 2025 | 14:59

    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku e ka përjashtuar koalicionin vetëm me Lëvizjen Vetëvendosje.

    Pas mbledhjes së kryesisë ku ai propozoi krijimin e një qeverie unifikuese, që përfshinë në Qeveri tranzicioni të gjitha partitë shqiptare, ai u pyet nga gazetarja e gazetës online Reporteri.net, Leonora Kolukaj, se çka ndodhë nëse partitë e tjera nuk e pranojnë këtë ide dhe se a do të bisedojë veç më Kurtin për koalicionin.

    “Qëndrimi i LDK-së është i pandryshueshëm.  Nuk ndryshon pavarësisht sa letra vijnë. Është qëndrim politik i artikuluar dhe i menduar me kohë. Nuk e kam ndërmend as të tradhtoj votuesin e LDK as ta vë në situate të pa lakmueshme. Kjo kohë ka përfunduar. Votuesit tonë të qëndrojnë të qetë. Unë po flas për zgjidhje politike në një krizë të madhe në të cilën është Kosova”, u përgjigj Abdixhiku.

    Gjatë konferencës, ai tha se zgjidhja e bllokadës politike në vend është e domosdoshme.

    “Zgjidhjen nga kjo bllokadë e konsideron si të doemosdoshme. Propozoijmë nisjen e një procesi të ri politk… LDK propozon nisjen e këtij procesi, fillimisht konsultativ me të gjitha partitë shqiptare, me qellim fillimin e një qeverie nacionale të tranzicionit, një qeveri me afat të caktuar, deri në zgjidhjen e Presidentit”.

    “Jam i gatshëm të takohem me të gjitha partitë shqiptare, përfshirë edhe zotrin Kurti”.

    Abdixhiku pasi mblodhi kryesinë për letrën e Kurtit: Qeveri të tranzicionit deri në President, do t’i ftojë të gjithë për marrëveshje

    Abdixhiku pasi mblodhi kryesinë për letrën e Kurtit: Qeveri të tranzicionit deri në President, do t’i ftojë të gjithë për marrëveshje

    Reporteri
    06 Maj 2025 | 14:47

    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, pasi ka mbledhur kryesinë e partisë së tij, ka dalë me një qëndrim në lidhje me letrën e Albin Kurtit me të cilën e ftoi Lidhjen Demokratike të Kosovës për koalicion bashkëqeverisës.

    Duke u arsyetuar se “vendi sot është në krizë”, Abdixhiku doli me një propozim të ri, për krijimin e një qeverie siç tha ai unifikuese, që përfshinë në Qeveri tranzicioni të gjitha partitë shqiptare, deri në zgjedhjen e Presidentit të ri, vitin që vjen, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    “Zgjidhjen nga kjo bllokadë e konsideron si të doemosdoshme. Propozoijmë nisjen e një procesi të ri politk. […] LDK propozon nisjen e këtij procesi, fillimisht konsultativ me të gjitha partitë shqiptare, me qellim fillimin e një qeverie nacionale të tranzicionit, një qeveri me afat të caktuar, deri në zgjidhjen e Presidentit”, u tha Abdixhiku gazetareve pas takimit me kryesinë e LDK-së.

    “Jam i gatshëm të takohem me të gjitha partitë shqiptare, përfshirë edhe zotrin Kurti”.

    Propozimi për qeveri të tranzicionit, çka nëse PDK e AAK refuzojnë? Abdixhiku jo veç Kurtit: Nuk e tradhtojmë votuesin tonë

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!