Ambasada e Gjermanisë në Kosovë ka njoftuar për zgjedhjen e Friedrich Merz, si Kancelar i ri i Gjermanisë.
Në njoftimin e ambasadës theksohet se kjo u bë 72 ditë pas zgjedhjeve dhe se i njëjti është emëruar zyrtarisht nga Presidenti Federal Frank-Walter Steinmeier, shkruan Reporteri.net.
Tutje në njoftim përmendet përvoja e Merz në politikëm, teksa theksohet se njihet për qasjen e tij pragmatike dhe vizionin për të ardhmen.
”Friedrich Merz ka dekada përvojë si në politikë ashtu edhe në sektorin privat. Me një formim të fortë në drejtësi dhe ekonomi, ai njihet për qasjen e tij pragmatike dhe vizionin për të ardhmen. Që nga fillimi i karrierës së tij parlamentare në vitin 1989, Merz ka ndërtuar një karrierë të dalluar si në nivelin europian, ashtu edhe në atë kombëtar. I lindur në rajonin piktoresk të Sauerland-it, ai përfaqëson një kombinim unik të vlerave tradicionale me një vizion modern.”
Friedrich Merz ka arritur shumicën e nevojshme për t’u zgjedhur kancelar i ri i Gjermanisë në raundin e dytë të votimit të zhvilluar të martën në Bundestag.
Merz ka marrë 325 vota në rundin e dytë, nga 316 sa i nevojiteshin për t’u zgjedhur.
Votimi është përsëritur pak orë pas rundit të parë, në të cilin Merz dështoi të sigurojë votat për vetëm 6./Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.