×
  • Lajme
  • Botë / Gjermani

    Scholz pasi e dorëzoi detyrën si kancelar: Ishte nderi i jetës sime, në demokraci postet jepen në afat të kufizuar

    Reporteri
    06 Maj 2025 | 22:49

    Ish-Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, ka bërë një postim pasi dorëzoi këtë detyrë, duke thënë se shërbimi ndaj Gjermanisë ishte dhe mbetet nderi i jetës së tij.

    Scholz i ka falëndëruar të gjithë për fjalët vlerësuese që i ka pranuar sot në fund të mandatit si Kancelari i nëntë i Republikës Federale të Gjermanisë. Teksa Merzit i uron fat e suksese.

    “Shërbimi ndaj Gjermanisë si kancelar ishte dhe mbetet nderi i jetës sime. Dëshiroj t’ju falënderoj për fjalët e shumta të vlerësimit që mora sot në përfundim të mandatit tim si Kancelari i nëntë e Republikës Federale të Gjermanisë. Një gjë është e qartë: në demokraci, pozitat jepen vetëm për një periudhë të kufizuar kohore. I uroj Friedrich Merz dhe qeverisë së re federale shumë suksese dhe fat. ka shkruar ai.

    Ai është zotuar ta vazhdojë kontributin si deputet.

    “Si anëtar i zgjedhur drejtpërdrejt i Bundestagut, pres me padurim të vazhdoj të përfaqësoj qytetarët e zonës sime në Bundestagun gjerman në të ardhmen”, ka thënë Scholz./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!