×
  • Lajme
  • Botë / LAJMI I FUNDIT

    India nis operacion ushtarak kundër Pakistanit

    Reporteri
    06 Maj 2025 | 22:51

    India ka njoftuar se ka nisur një operacion ushtarak kundër Pakistanit, duke goditur “infrastrukturë terroriste” si në Pakistan ashtu edhe në Kashmir – një përshkallëzim masiv i tensioneve mes dy shteteve, raportoi CNN.

    “Këta hapa vinë pas sulmit terrorist barbar në Pahalgam ku 25 indianë dhe një shtetas i Nepalit u vranë”, thuhet në deklaratën e Ministrisë indiane të Mbrojtjes, referuar një sulmi muajin e kaluar në Kashmir.

    “Veprimet tona kanë qenë me fokus, të matura dhe jo përshkallëzuese. Asnjë strukturë ushtarake pakistaneze nuk është shënjestruar. India ka treguar një përmbajtje të konsiderueshme në përzgjedhjen e objektivave dhe metodën e ekzekutimit”, ka deklaruar  ai.

    India ka thënë se ka shënjestruar nëntë zona.

    Sipas CNN, disa shpërthime janë dëgjuar në Kashmirin e qeverisur nga Pakistani.

    Ushtria e Pakistanit ka thënë se tri lokacione janë goditur me raketa.

    “Pakistani do të përgjigjet në një kohë dhe vend që e zgjedhë vetë”, ka thënë zëdhënësi i ushtrisë pakistaneze, Ahmed Sharif Chaudhry.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!