×
  • Lajme
  • Botë

    Pakistani zotohet se do t’i kundërpërgjigjet Indisë: Sulm i turpshëm dhe i pabesë

    Reporteri
    06 Maj 2025 | 23:00

    India ka njoftuar se ka nisur një operacion ushtarak kundër Pakistanit. Pakistani është zotuar se do t’i kundërpërgjigjet këtij sulmi.

    Një zëdhënës i ushtrisë pakistaneze ka thënë se “Pakistani do t’i përgjigjet këtij [sulmi] në kohën dhe vendin që do ta zgjedhë vetë.”, raporton BBC, përcjell Reporteri.net.

    “Të gjitha avionët tanë të forcës ajrore janë në ajër. Ky është një sulm i turpshëm dhe i pabesë, i kryer nga hapësira ajrore e Indisë,” ka deklaruar ky zëdhënës.

    India ka thënë se ka shënjestruar nëntë zona.

    “Këta hapa vinë pas sulmit terrorist barbar në Pahalgam ku 25 indianë dhe një shtetas i Nepalit u vranë”, thuhet në deklaratën e Ministrisë indiane të Mbrojtjes, referuar një sulmi muajin e kaluar në Kashmir.

    Sipas CNN, disa shpërthime janë dëgjuar në Kashmirin e qeverisur nga Pakistani.

    Ushtria e Pakistanit ka thënë se tri lokacione janë goditur me raketa./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!