×
  • Lajme
  • Botë

    SHBA ofrohet si ndërmjetësues në konfliktin Indi-Pakistan

    Reporteri
    10 Maj 2025 | 13:10

    Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, foli me shefin e ushtrisë së Pakistanit, Asim Munir, për të ofruar ndihmën amerikane “në fillimin e bisedimeve konstruktive me qëllim shmangien e konflikteve të ardhshme”.

    Rubio ka zhvilluar gjithashtu biseda të rregullta telefonike me kryeministrin e Pakistanit, Shehbaz Sharif, dhe Ministrin e Jashtëm të Indisë, Subrahmanyam Jaishankar, që nga fundi i muajit prill.

    Presidenti amerikan, Donald Trump, deklaroi më herët këtë javë se rritja e tensioneve është një gjë e turpshme dhe se ai dëshiron që kjo të ndalet, ndërsa zëvendëspresidenti JD Vance tha se një luftë mes dy vendeve “nuk do të ishte puna jonë”.

    Vitet e fundit, India është parë nga fuqitë perëndimore si një partner i rëndësishëm për të balancuar ndikimin në rritje të Kinës.

    Grupi G7 i ekonomive të avancuara, që përfshin Kanadanë, Francën, Gjermaninë, Italinë, Japoninë, SHBA-në dhe Britaninë e Madhe, u ka bërë thirrje Indisë dhe Pakistanit për përmbajtje maksimale.

    Në një deklaratë të përbashkët të publikuar të premten, ministrat e jashtëm kërkuan “de-përshkallëzim të menjëhershëm” dhe inkurajuan të dy vendet “të angazhohen në dialog të drejtpërdrejtë për një zgjidhje paqësore”. /Telegrafi/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!