Ukraina dhe aleatët e saj evropianë i kanë bërë thirrje Presidentit rus Vladimir Putin të bjerë dakord për një armëpushim 30-ditor, i cili mund të fillojë që të hënën, pasi udhëheqësit e Gjermanisë, Francës, Mbretërisë së Bashkuar dhe Polonisë mbërritën në Kiev të shtunën, shkruan CNN.
Friedrich Merz, kancelari i ri gjerman, Presidenti francez Emmanuel Macron, Kryeministri i Britanisë Keir Starmer dhe homologu i tij polak Donald Tusk mbërritën së bashku të shtunën në mëngjes në stacionin kryesor hekurudhor të Kievit. Pak më pas, ata u takuan me Presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelensky.
Takimet janë një shenjë e një urgjence të ripërtërirë diplomatike që synon arritjen e një armëpushimi në luftën midis Rusisë dhe Ukrainës, e cila po vazhdon pavarësisht përpjekjeve të SHBA-së për të ndërmjetësuar paqen.
“Ka shumë punë për të bërë dhe shumë çështje për të diskutuar. Kjo luftë duhet të përfundojë me një paqe të drejtë. Moska duhet të detyrohet të bjerë dakord për një armëpushim”, shkroi shefi i stafit të Zelensky, Andriy Yermak, në kanalin e tij Telegram./Express/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.