Kancelari gjerman, Friedrich Merz, ka paralajmëruar përshkallëzim të kërcënimeve ruse ndaj sigurisë evropiane.
Gjatë një debati në Bundestag për projektbuxhetin e vitit 2027, Merz deklaroi se ambiciet e Moskës shkojnë përtej territorit ukrainas.
Ai përmendi aktivitetet ruse në rajonin e Baltikut, në Poloni, në Detin e Zi, si dhe kërcënimet në hapësirën kibernetike dhe brenda vetë Gjermanisë.
“Duhet thënë vazhdimisht, si për të djathtën ekstreme, ashtu edhe për të majtën ekstreme, Rusia e di saktësisht se çfarë dëshiron. Dhe Rusia dëshiron më shumë se Ukrainën. Rusia po përshkallëzon aktivitetet në rajonin e Baltikut, në Poloni, në Detin e Zi. Rusia po i shton ndjeshëm këto veprimtari edhe këtu, në vendin tonë”, tha Merz.
Deklaratat e kancelarit vijnë në një kohë kur opozita, përfshirë partinë e ekstremit të djathtë AfD dhe të majtën radikale Die Linke, kërkon ndërprerjen e ndihmës ushtarake për Kievin.
Megjithatë, Merz argumentoi se mbështetja ndaj Ukrainës është njëkohësisht investim për sigurinë e vetë Gjermanisë.
Sipas projektbuxhetit, Berlini synon të rrisë shpenzimet e mbrojtjes në mbi 200 miliardë euro deri në vitin 2030, duke i çuar ato në 3.7% të prodhimit të brendshëm bruto.