India dhe Pakistani ranë dakord për një armëpushim të shtunën pas presionit dhe diplomacisë amerikane, duke njoftuar një ndalesë të menjëhershme të një konflikti që dukej se po përshkallëzohej në mënyrë alarmante.
Por brenda pak orësh, u raportuan shkelje nga qytetet kryesore të Kashmirit Indian, territori që kishte mbajtur peshën e katër ditëve të luftimeve.
Sip raporton agjencia ndërkombëtare e lajmeve “Reuters“, shpërthime u dëgjuan në Srinagar dhe Jammu dhe predha e shkëndija u panë në qiellin e mbi Jammu, të ngjashme me ngjarjet e mbrëmjes së kaluar, sipas autoriteteve, banorëve dhe dëshmitarëve që folën për mediumin.
Kujtojmë se të mërkurën, India sulmoi atë që e quajti “infrastrukturë terroriste” në Kashmirin pakistanez dhe Pakistan, dy javë pasi 26 persona u vranë në një sulm ndaj turistëve hindu në Kashmirin indian.
Pakistani mohoi akuzat e Indisë se ishte i përfshirë në sulm. Pasuan ditë të tëra me zjarr ndërkufitar, granatime dhe sulme me dronë dhe raketa./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.