Kandidatja për kryetare bashkie në qytetin Texistepec të Meksikës, Yesenia Lara Gutierrez, u qëllua për vdekje të dielën mbrëma gjatë një tubimi ceremonial parazgjedhor. Sulmi, që ndodhi në sy të publikut, shkaktoi edhe vdekjen e tre personave të tjerë, ndërsa disa të tjerë mbetën të plagosur, shkruan CNN.
Ngjarja tragjike u filmua në një transmetim të drejtpërdrejtë në Facebook, ku Gutierrez shfaqej duke përshëndetur mbështetësit e saj, para se të dëgjoheshin rreth 20 të shtëna me armë zjarri.
Videoja, që dokumentoi momentet e kaosit dhe panikut, vazhdoi të ishte e disponueshme në faqen e saj të Facebook edhe pas ngjarjes.
Presidentja e Meksikës, Claudia Sheinbaum, konfirmoi sulmin në një konferencë për shtyp të hënën, duke deklaruar se motivet e këtij akti të dhunshëm ende nuk janë të qarta.
Ajo theksoi se qeveria federale është duke bashkëpunuar me autoritetet në shtetin e Veracruzit dhe ka ofruar mbështetje të menjëhershme për hetimet.
“Jemi duke bashkëpunuar me autoritetet lokale, sidomos me sekretarin e Sigurisë, dhe jemi të gatshëm të ofrojmë mbështetje të plotë gjatë kësaj periudhe zgjedhore,” deklaroi Sheinbaum, duke përmendur gjithashtu zgjedhjet e ardhshme të 1 qershorit në Veracruz dhe Durango.
Yesenia Lara Gutierrez ishte anëtare e partisë në pushtet Morena dhe një nga katër viktimat e këtij sulmi të përgjakshëm. Tre persona të tjerë u plagosën dhe janë në kujdes mjekësor, ndërsa hetimet për këtë ngjarje po vazhdojnë.
Fue por la espalda el cobarde ataque que cobró la vida de Yesenia Lara Gutiérrez, candidata de Morena a la alcaldía #Texistepec, #Veracruz. Video del aberrante momento circula en redes sociales. pic.twitter.com/B9tdzGcDav
— Golpe Político (@Golpe_politico) May 12, 2025