Hadi Matar nga New Jersey i cili goditi me thikë duke verbuar pjesërisht romancierin Salman Rushdie në një skenë leksioni në New York u dënua me 25 vjet burg të premten.
Hadi Matar, 27 vjeç, u dënua për tentativë vrasjeje dhe sulm në fillim të këtij viti.
Salman ishte në skenë duke folur para një audience në gusht të vitit 2022, kur u godit disa herë me thikë në fytyrë dhe qafë. Sulmi e la të verbër në njërin sy, dëmtime në mëlçi dhe një dorë të paralizuar të shkaktuar nga dëmtimi i nervave në krah.
Sulmi ndodhi 35 vjet pas romanit kontrovers të Sir Salman, “Vargjet Satanike”, i cili e kishte bërë atë prej kohësh shënjestër të kërcënimeve me vdekje.
