×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lajme

    Edona Llalloshi publikon foto me Saranda Bogujevcin dhe Albulena Haxhiun: Dy gra të fuqishme, që thyejnë limite

    Reporteri
    17 Maj 2025 | 11:38

    Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Edona Llalloshi, ka publikuar një fotografi në llogarinë e saj në Instagram, pak para nisjes së seancës së 17-të në përpjekje për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

    Ajo shihet duke pozuar së bashku me deputeten e VV-së, Saranda Bogujevci, dhe ministren në detyrë të Drejtësisë, Albulena Haxhiu – e cila njëherësh është edhe kandidate për kryetare të Kuvendit të Kosovës.

    “Dy gra të fuqishme, që thyejnë limite, jo për t’u dalluar, por për të hapur rrugë për të tjerat”, ka shkruar interpretuesja e hitit “Ditë për Ditë” në mbishkrimin e fotografisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!