×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lajme

    Pamje me video: Momenti kur Albulena Haxhiu hyn në sallë dhe nuk përshëndetet me Albin Kurtin

    Reporteri
    17 Maj 2025 | 14:12

    Kreu i Vetëvendosjes, njëherit deputeti Albin Kurti, sot i pari hyri në sallën e Kuvendit edhe pse me 30 minuta me vonesë.

    Ai shkoi i vetëm tek ulësja e tij, ku pranë aty prej javësh e ka edhe flamurin e Shqipërisë.

    Nuk vonoi shumë dhe e dyta nga VV në sallë hyri kandidatja për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu.

    Ajo që bie në sy është se në momentin që Haxhiu hyri në sallë, kaloi fare pranë Kurtit dhe nuk u përshëndetën mes vete. Më pas Haxhiu shkon ulet në vendin e saj, dhe siç mund ta shikoni dhe në video as Kurti fare nuk e shikon bashkëpartiaken e tij, shkruan Reporteri.net.

     

    Megjithatë, nuk dihet nëse ata ishin përshëndetur para fillimit të seancës.

    Kujtojmë se sot dështoi edhe tentimi i 17-të i deputetëve për konstituimin e Kuvendit. /Reporteri.net/.

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!