Presidenti amerikan, Donald Trump thotë se do të flasë me udhëheqësin rus Vladimir Putin të hënën në lidhje me përfundimin e luftës në Ukrainë, duke thënë se telefonata do të jetë për “ndalimin e ‘gjakderdhjes'”.
Në një postim në Truth Social, presidenti amerikan tha se më pas do të flasë me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky dhe udhëheqësit e disa vendeve të NATO-s.
Rusia dhe Ukraina nuk arritën asnjë përparim kur zhvilluan bisedimet e tyre të para ballë për ballë në tre vjet në Stamboll të premten, megjithëse u ra dakord për një shkëmbim të burgosurish.
Presidenti amerikan kishte ofruar të merrte pjesë në bisedimet në Turqi nëse Putin do të shkonte edhe ai, por homologu i tij rus nuk e pranoi ofertën.
Komentet e Trump vijnë pasi ai sugjeroi të enjten se përparimi në përfundimin e luftës do të ndodhte vetëm nëse ai dhe Putini do të zhvillonin bisedime ballë për ballë.
“Shpresojmë që do të jetë një ditë produktive, një armëpushim do të ndodhë dhe kjo luftë shumë e dhunshme, një luftë që nuk duhej të kishte ndodhur kurrë, do të përfundojë”, shkroi Trump të shtunën.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.