Inteligjenca ushtarake ukrainase ka paralajmëruar se Rusia planifikon të kryejë një stërvitje demonstrative, dhe lëshim të një rakete balistike ndërkontinentale RS-24 Yars natën e 18-19 majit.
Inteligjenca ukrainase vuri në dukje se qëllimi i lëshimit është të frikësojë Ukrainën dhe të ushtrojë presion mbi shtetet anëtare të BE-së dhe NATO-s, një taktikë e parë si pjesë e shantazhit bërthamor.
“Një raketë e pajisur me municion stërvitjeje është urdhëruar të lëshohet nga një sistem mobil nga Regjimenti i 433-të i Divizionit të 42-të të ushtrisë ruse”, u tha nga inteligjenca mbrojtëse ukrainase.
Vendi i lëshimit është pranë fshatit Svobodny në Sverdlovsk të Rusisë, me municion stërvitjeje të planifikuar për përdorim.
Raketa me lëndë djegëse të ngurtë me tre faza ka një rreze veprimi që tejkalon 10,000 kilometra, shkruan Reuters.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.