Ish-presidenti amerikan, Joe Biden, është diagnostifikuar me një formë agresive të kancerit të prostatës, ka raportuar NYTimes.
Mediumi ka shkruar të dielën se diagnoza erdhi pasi mjekët gjetën një pjesë në prostatën e Bidenit që kërkonte vlerësim të mëtutjeshëm.
“Ndërsa kjo përfaqëson një formë më agresive të sëmundjes, kanceri duket se është i ndjeshëm ndaj hormoneve, gjë që lejon një menaxhim efektiv”, ka deklaruar një zëdhënës.
Ai ka shtuar se Biden dhe familja e tij po shqyrtojnë opsionet për formën e trajtimit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.