×
  • Lajme
  • Raporto
  • Fokus

    “Është private”, Albulena Haxhiu nuk tregon çka bisedoi me Nait Hasanin

    Reporteri
    19 Maj 2025 | 11:19

    Deputeti i PDK-së, Nait Hasani e Albulena Haxhiu biseduan për disa minuta para Kuvendit.

    Haxhiu nuk ka pranuar të komentojë se çka diskutuan.

    “Është private, me qenë publike prononcohemi para mediave”, tha ajo.

    Kurse,  kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, e quajti “pyetje të kotë” atë që u mendua pas një bisede mes Haxhiut të VV-së dhe Nait Hasanit.

    “Asnjë milimetër nga qëndrimet e partisë nuk lëviz askush i PDK-së”, tha Krasniqi.

    “Pyetje e kotë, megjithëse respektin, sepse asnjë deputet i PDK-së nuk lëviz asnjë milimetër nga qëndrimet e partisë. VV dëshiron të krijojë narracione të përçarjes. Ne këtu jemi me i përfaqësu qëndrimet politike otna, dhe vendimet që i kemi marrë në organet e partisë. S’ka të bëjë me ne veç me zonjën Haxhiu, por me krjet anëtarët e qeverisë – s’kemi votë për asnjë nga ish-ministrat dhe zv/ministrat”, tha Memli Krasniqi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!