Një sulm me thikë ka ndodhur në Holandë, ku si pasojë janë plagosur disa persona.
Një oficer policie ishte midis të dëmtuarve, ndërsa të paktën një person thuhet se është ende në gjendje shumë të rëndë, njoftojnë mediat e huaja.
Shërbimet e emergjencës u thirrën në vendngjarje në Hoofddorp, qytetin kryesor në Haarlemmermeer, në Holandën veriore, herët këtë mëngjes.
Policia tha në një deklaratë se mori një raport për një incident me thikë në Fanny Blankers-Koenlaan rreth orës 6 të mëngjesit.
Mediat lokale raportuan se oficeri i plagosur është dërguar në spital, me një makinë policie.
Nuk ishte menjëherë e qartë se çfarë e shkaktoi incidentin. Policia po heton aktualisht.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.