×
  • Lajme
  • Botë / VIDEO

    Ushtria izraelite qëllon me armë afër diplomatëve ndërkombëtarë në Jenin, momenti kur ambasadorët largohen me vrap

    Reporteri
    21 Maj 2025 | 23:01

    Ushtria izraelite ka hapur zjarr  në afërsi të një vendi ku gjendjen delegacioni diplomatik ndërkombëtar që kishin mbërritur sot në Jenin, njoftojnë mediat e huaja.

    Ambasadorë dhe përfaqësues të BE-së, vendeve arabe, Kinës dhe Japonisë po zhvillonin një inspektim në terren pranë kampit të refugjatëve në Jenin, në Bregun Perëndimor.

    Ushtria izraelite ka deklaruar se zjarri ka qenë paralajmërues dhe se delegacioni kishte devijuar nga rruga, duke hyrë në një zonë aktive luftarake.

    Italia ka thirrur menjëherë ambasadorin izraelit në Romë, ndërsa zëvendëskryeministri Antonio Tajani e ka cilësuar ngjarjen si një kërcënim të papranueshëm. Po ashtu, përfaqësues të BE-së, përfshirë Kaja Kallas, kanë kërkuar një hetim të plotë dhe transparencë nga autoritetet izraelite.

    Sipas raportimeve të Ministrisë së Jashtme palestineze, pamjet e shpërndara tregojnë diplomatët që largohen në panik pas të shtënave.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!