×
  • Lajme
  • Botë / E rëndë

    Sulm me thikë në stacionin e trenit në Hamburgut: 12 të plagosur, tre prej tyre në rrezik për jetë

    Reporteri
    23 Maj 2025 | 20:08

    Një sulm me thikë raportohet se ka ndodhur në Stacionin Qendror të Hamburgut të premten në mbrëmje.

    Sipas informacioneve të BILD, ka të paktën dymbëdhjetë të plagosur. Një grua është arrestuar nga policia federale. Trafiku i trenave në stacionin kryesor u ndal plotësisht.

    Incidenti ndodhi në platformën 13/14. Atje, njollat ​​e gjakut në dysheme dëshmojnë për krimin e tmerrshëm.

    Incidenti ndodhi rreth orës 18:05. përpara një treni që priste.

    Fillimisht, u fol për tetë persona të plagosur, më pas policia sqaroi: tre viktima janë në gjendje kritike, tre të tjerë janë plagosur rëndë, gjashtë persona janë plagosur lehtë.

    Disa nga të lënduarit po marrin trajtim në trena.

    Motivi mbtete nde i paqartë. Ndërkohë, një ekip ndërhyrjeje në kriza i Kryqit të Kuq ka mbërritur për të ndihmuar të afërmit e viktimave.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!