Fëmijët në mesin e palestinezëve që po luftojnë për të siguruar ushqim.
Organizatat bamirëse dhe udhëheqësit botërorë po rrisin presionin ndaj Izraelit për të lejuar më shumë ndihma në Gaza.
Pamjet më të fundit nga kjo zonë palestineze e shkatërruar nga lufta tregojnë qartë arsyen, shkruan skynews.
Sot në zonën Muwasi të Khan Younisit, banorët e Gazës kanë pasur vështirësi për të marrë ushqim të gatuar që shpërndahet nga një kuzhinë komunitare.
Pamjet më poshtë tregojnë se fëmijët janë mes atyre që dëshpërimisht kërkojnë të ushqehen.
Së fundmi, bëhet e ditur se rreth 100 kamionë me ndihma janë lejuar të hyjnë në tokën palestineze. /Telegrafi/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.