Një burrë është dërguar me urgjencë në spital në një gjendje të rëndë pasi dyshohet se 10 persona u përfshinë në një përleshje në Qendrën Tregtare Northland në verilindje të Melburnit, përcjell Reporteri.net.
Shërbimet e urgjencës u thirrën në qendrën tregtare Murray Rd në Preston pak pas orës 14:30 pas raportimeve të grupeve kundërshtare ku disa prej tyre ishin me thika.
Dy meshkuj të tjerë janë arrestuar dhe aktualisht po intervistoheshin.
Qendra tregtare mbeti e mbyllur ndërsa policia po heton ngjarjen.
/Reporteri.net/


