Një foto zemërthyerëse e një djali 17 muajsh i cili ndihmon në varrosjen e babait të tij të vrarë është publikuar.
Carter Bagshaw është parë duke mbajtur lopatën mbi arkivolin e 21-vjeçarit, babait të tij Lewis në varrezat Shiregreen, Sheffield, në Angli.
Vogëlushi është dëgjuar duke thënë “babi” gjatë funeralit të 18 shtatorit para familjes dhe miqve, transmeton Reporteri.net.
Babai i vogëlushit vdiq nga plagët me thikë gjatë një sulmi në Southey, Sheffield, në korrik të këtij viti. Nëna e tij i ka publikuar fotografitë në rrjetet sociale duke marrë komente të shumta ngushëlluese./Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.