×
  • Lajme
  • Ekonomi

    Barometri i BE-së: Ngritja e çmimeve dhe papunësia, shqetësimet kryesore në Kosovë

    Reporteri
    29 Maj 2025 | 8:11

    Sipas Barometrit Standard të Bashkimit Evropian për pranverën e vitit 2025, vetëm 18 për qind e qytetarëve të Kosovës vlerësojnë se situata ekonomike në vend është e mirë dhe se kanë pritshmëri se gjendja përgjatë 2025-ës do të ndryshojë.

    Në pyetjen: Si do ta vlerësoni situatën aktuale ekonomike në Kosovë, 60 për qind e të anketuarve e kanë konsideruar, si shumë të keqe.

    Të dhënat e këtij hulumtimi tregojnë se ekonomia, papunësia dhe kostoja e jetesës janë ndër shqetësimet më të theksuara të qytetarëve.

    Rritja e çmimeve dhe inflacioni përmenden në mënyrë të përsëritur si problemet më të mprehta që ndihen në jetën e përditshme.

    Kur janë pyetur për çështjet më të rëndësishme me të cilat po përballet Kosova aktualisht, shumica e qytetarëve i kanë renditur pikërisht këto sfida ekonomike, duke reflektuar pasigurinë dhe vështirësitë që përjetojnë.

    Megjithatë, matja e opinionit publik tregon se niveli i besimit në institucionet vendore është më i lartë sesa në ato të Bashkimit Evropian.

    Edhe pse institucionet e BE-së shihen me më pak besim, perceptimi për vetë Bashkimin Evropian mbetet shumë pozitiv: plot 89 për qind e të anketuarve kanë një mendim të mirë për BE-në.]

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!