Autor: Demo Berisha
Në vazhdën e thirrjeve të vazhdueshme politike nga partitë shqiptare që kërkojnë të marrin pushtetin në Kosovë, shihet qartë se disa prej tyre janë të fokusuara në votat e diasporës, madje diasporën e shohin si shtytje të madhe për të arritur një fitore simbolike në zgjedhjet e 6 tetorit e pastaj për të krijuar qeverinë. Shihet qartë se në disa debate televizive dhe disa mitingje politike, subjektet si temë të veçantë e kanë Luginën.
Amza e Shqiptarëve në Serbi, përmes kryetarit të saj Demo Berisha reagon lidhur me këto deklarata të subjekteve politike në Kosovë duke ua kujtuar atyre se edhe në Serbi ka shqiptarë, madje janë shumë. Përse asnjë deklaratë nuk u dha lidhur me 180.000 shqiptarë që jetojnë e veprojnë në Serbi. Në anën tjetër tash në kohë fushate shumë subjekte politike na dërgojnë selame duke kërkuar votën?
Përse asnjëherë nuk u bisedua për fatin e këtyre njerëzve që shumë prej tyre kanë biznese edhe në Kosovë, janë taksapagues edhe në Kosovë. Përse ekziston interesi vetëm për rreth 65.000 banorë në Luginë. Në shumë ekcese që kanë ndodhur në Vojvodinë dhe në Serbi qendrore, asnjëherë nuk doli qeveria e Kosovës në ndihmë simbolike së paku me një deklaratë përkrahëse për banorët e saj.
Ishte rasti i fundit për vdekjen e një qytetari egjiptian nga Kosova që punonte për buken e gojës në Serbi, dhe pikërisht kufoma e të ndjerit qëndroi mbi 1 muaj në spitalin e Novi Sadit. Shumë zyrtarë i kontaktuam, dhe nuk u lodhën farë për këtë familje. Deri kur do shtypemi në këtë formë.
(*Autori i këtij teksti është Kryetar i Amzës së Shqiptarëve në Serbi)
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.