×
  • Lajme
  • Lajme

    Në prag të 30-vjetorit të gjenocidit, Osmani u ndan Medaljen Presidenciale të Meritës nënave të Srebrenicës

    Reporteri
    02 Qershor 2025 | 12:20

    Në prag të 30-vjetorit të gjenocidit në Srebrenicë, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani u ka ndarë Medalje Presidenciale të Meritës, nënave të Srebrenicës, shkruan Reporteri.net.

    Ndarja e këtyre medaljeve u bë në edicionin e tretë të Forumit Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë që po zhvillohet sot dhe nesër në Prishtinë.

    Para se ta ndante këtë medalje, e para e Kosovës iu drejtua atyre duke thënë se nënat e Sebrenicës kanë dhimbje që nuk përshkruhen me fjalë dhe humbje aq të thella sa asgjë në këtë botë nuk do të mund t’i maste ato.

    “Por, një gjë është shumë e vërtetë: në zemër të kësaj vuajtje të thellë qëndron fuqia më e madhe që ka njohur ndonjëherë njerëzimi- e ajo është e nënës… Srebrenica është një simbol i tragjedisë që ka shkundur vetëdijen globale” – ka thënë Osmani.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!