×
  • Lajme
  • Lajme

    Bogujevci: Deputetët e partive tjera kanë shprehur gatishmëri për votim të fshehtë

    Reporteri
    04 Qershor 2025 | 11:00

    Deputetja e VV-së, Saranda Bogujevci, ka deklaruar se Kushtetuta e përcakton qartë që deputetët duhet të marrin pjesë në votim dhe jo të abstenojnë, sidomos kur bëhet fjalë për votimin e anëtarëve të komisionit zgjedhor me votim të fshehtë.

    “Domethënë që 18 herë nuk flitet për emër, për kryetar apo kryetare po për komisionin zgjedhor për votim të fshehtë. Dhe është e përcaktuar qartë me Kushtetutë ku thuhet se duhet marrë pjesë në votim përkundër abstenim. Nëse duam të ecim përpara, atëherë deputetët duhet me votu si e përcakton Kushtetuta,” tha Bogujevci.

    Ajo shtoi se pritet edhe një mendim nga Gjykata Kushtetuese për këtë çështje, por shprehu bindjen se rregullat janë të qarta dhe nuk ka dilema mbi procedurën.

    “Ne e presim dhe shpresojmë se s’do të marrë kohë të gjatë edhe opinioni i Kushtetueses në këtë drejtim, por mendoj se janë të qarta të gjitha rregullat. Në asnjë vend nuk shkruan që në formën se si fillohet votimi duhet të mbarojë. Vetëm thotë se mund të votohet me votim të fshehtë dhe të hapur,” theksoi ajo.

    Bogujevci bëri të ditur se kanë propozuar që votimi të bëhet përmes votimit të fshehtë, pasi disa deputetë të subjekteve të tjera politike kanë shprehur gatishmëri për të ecur përpara me konstituimin e Kuvendit.

    “Ne kemi propozuar të bëhet votimi i fshehtë, pasi ka pasur deputetë të subjekteve të tjera politike që kanë shprehur pëlqim me ec tutje dhe me konstitu kuvendin. Po e kanë deklaruar, këtë e kanë thënë mes neve. A kanë deklaru publikisht apo jo është çështje tjetër,” u shpreh ajo.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!