Një grua 34-vjeçare dhe djali i saj trevjeçar humbën jetën pasi u mbytën në një pishinë rezidenciale në lagjen Lachine të Montrealit, mbrëmjen e së martës, përcjell Gazeta Online Reporteri.net.
Media kanadeze Ctw News shkruan se shërbimet e urgjencës morën një telefonatë në 911 në orën 21:35 lidhur me incidentin që ndodhi në rrugën 20e Avenue, pranë rrugës Provost.
“Ata gjetën dy persona pa ndjenja,” tha zëdhënësja e policisë së Montrealit, Caroline Chèvrefils”, ndersa shtoi se “dy viktimat, por për fat të keq, u shpallën të vdekur në vendngjarje.”
“Ishte një aksident,” konfirmoi Chèvrefils.
Kryebashkiakja e zonës Lachine, Maja Vodanovic, shkroi në Facebook, ku tregoi se gjithçka kishte nisur nga një top.
“Ishte një top që ra në pishinën, gjë që shkaktoi një sërë ngjarjesh që çuan në mbytjen e fëmijës 3-vjeçar dhe nënës së tij 34-vjeçare, e cila u përpoq ta shpëtonte por për fat të keq nuk dinte not,” shkroi ajo në Facebook./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.