Huthët do të synojnë anijet amerikane në Detin e Kuq nëse SHBA përfshihet në sulmet e Izraelit ndaj Iranit, ka paralajmëruar një zëdhënës i tyre.
Huthët e Jemenit do të synojnë anijet amerikane në Detin e Kuq nëse Washingtoni përfshihet në sulmet izraelite ndaj Iranit, tha të shtunën zëdhënësi ushtarak i grupit, raporton The Guardian.
“Nëse SHBA-të përfshihen në një sulm dhe agresion kundër Iranit me armikun izraelit, forcat e armatosura do të synojnë anijet dhe anijet luftarake të tij në Detin e Kuq”, tha zëdhënësi ushtarak i grupit, Yahya Saree, në një deklaratë me video. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.